RUMANIA – PARA REFORMËS SË SISTEMIT PENSIONAL
NË RADHË JANË SHUMË PROBLEME
Ndër ata shtete të cilat janë ballafaquar me krizën pensionale dhe të cilat për shkak të kësaj duhet që urgjentisht të ndryshojnë diçka, është edhe Rumania. Ndoshta Rumunët akoma do të vazhdonin me të vjetrën, duke thelluar humnerën ndërmjet asaj që vjen në fondet pensionale dhe ajo që rrjedh nga ata, nëse edhe atje nuk është kërcënuar FMN (Fondi monetar ndërkombëtar) i cili përcakton sa dhe për çfarë shteti mund të shpenzojë, si avantazhë i saj dhe ardhmërisë kah FMN-ja.
Rumania në fillim të krizës financiare botërore nga Fondi monetar ndërkombëtar ka fituar një pako të madhe financiare prej 19,95 miliard euro. Por, si dhe në vendet tjera, ashtu edhe në Rumani këto mjete nuk arrijnë menjëherë, por paguhen në këste, gjatë së cilës jo vetëm se kontrollohen për çfarë shpenzohen por edhe se sa pranuesi është i disiplinuar – në vendosjen e disiplinës së tij buxhetore. Për shkak të kësaj, pagesa e këstit të dytë prej 1,85 miliard euro është kushtëzuar nga baraspesha e deficitit buxhetor, që, ndër tjerash, nënkupton edhe përshtatje të sistemit pensional të realiteteve të reja.
Sipas propozimit të ligjit të ri pensional i cili në parlament hyn me procedurë urgjente (që nënkupton të mos ketë amendamente parlamentare), kufiri i moshës për pensionim për meshkujt nga të tanishmet 63 vjet kalon në 65 vjet, derisa gratë, në vend që deri më 58 vjet dhe 8 muaj, tani duhet të punojnë derisa nuk mbushin 60 vjet (përndryshe në praktikë, Rumunët, edhe meshkujt edhe femrat, në pensionin kanë shkuar në mesatare me 54 vjet).
Rritja e kufirit të moshës do të zbatohej deri në vitin 2014, derisa në afat më të gjatë është paraparë se edhe femrat, pas vitit 2030 do të duhet të punojnë deri në 65 vjet. Sidoqoftë, sipas sistemit të ri, tanimë nuk do të ketë as pensione speciale për pensionistët e privilegjuar – ushtarët, policët, gjyqtarët, edhe deputetët dhe diplomatët deri më tani në pension kanë shkuar me 55 vjet, ndërsa në të ardhmen kufiri për ata do të jetë 60vjet (përsëri, deri diku mbeten të privilegjuar).
Arsye për këtë privilegj ishin edhe të ashtuquajturat kushte speciale të punës së tyre edhe atë deri më tani dhe kishte të bëjë me rreth 300.000 persona të cilët kanë pranuar pagë nga buxheti shtetëror. Kjo kategori ka pasur edhe shkallë më të ulët të kontributeve, që, gjithashtu do të ndryshohet: pas reformës, të gjithë nga bruto të ardhurat për pensione do të ndajnë nga 31,3 përqind. Indeksimi i pensioneve sipas sistemit të ri do të kryhet në atë mënyrë që parasysh do të merret shkalla vjetore e inflacionit dhe vetëm 50 përqind nga rritja reale e pagave të punëtorëve aktiv.
Qeveria para FMN-së është detyruar se këto, si dhe ndryshimet e tjera do të jenë të legalizuara deri në fund të vitit, që është relativisht detyrë shtëpie e rëndë, duke marrë parasysh mundësitë delikate të sferës politiko-ekonomike në Rumuni.
Intervenimi i ri reformues në sistemin pensional rumun nënkupton bujari më të vogël të fondeve pensionale ndaj atyre të cilët pensionohen para kohe, si invalidë apo për shkak të ndonjë arsyeje tjetër. Gjithashtu, do të vendoset edhe një shtyllë e re, më e fortë, private e sistemit pensional, këtë radhë, me kërkesë të Fondit monetar ndërkombëtar si i detyruar.
Nga këto masa dhe masa të ngjashme, pritet kursim prej rreth 40 përqind nga deficiti i projektuar. Shteti rumun, përndryshe, posedon mjete për pagesë të rregullt të pensioneve deri në fillim të vitit 2011, pastaj, çfarë do të ndodhë… Atëherë kur thuhet se shteti ka të holla, kjo në Rumuni don të thotë se në buxhet akoma është e drejtpërdrejtë vlera për rreth 1,5 miliard euro, me çka plotësohet vrima e shkallës për pagesën e pensioneve dhe obligimeve tjera sociale. Çfarë do të ndodhë pas vitit 2011, kjo as që përmendet.
GREQIA – DHE KRIZA EKONOMIKE
PENSIONE VETËM EDHE PËR KËTË VIT
Nëse ajo që fqiu i është sëmurë lopa është ndonjë ngushëllim ( ndërsa në botën e civilizuar nuk do të duhej të jetë), atëherë të ngushëllohemi me atë që Grekët janë ballafaquar me probleme të cilat seriozisht janë kërcënuar që t’u prishin jo vetëm imazhin por edhe pamjen e arritur në dekadat e fundit si anëtare e vjetër e Unionit evropian e cila mund të shërbejë si shembull i të rinjve, apo i atyre të cilët kanë dëshirë të jenë anëtarë të Unionit evropian.
Të dhënat e dhjetorit janë marramendëse dhe arrijnë vlerën prej 300 miliard euro sepse deficiti buxhetor është rritur në mënyrë astronomike 12,7% nga bruto prodhimi nacional duke e tejkaluar katër fish limitin e lejuar të anëtarëve të UE-së, në “eurozonën” që shfrytëzojnë valutë të njëjtë e që është një shembull më i impresionuar në integrimin e financuar në Union.Situata është vlerësuar si krizë debitore më e madhe në historinë më të re të Greqisë, e cila, siç është lajmëruar në Athinë, nuk do të thërret menjëherë ndihmë urgjente nga Fondi monetar ndërkombëtar, por Qeveria do të përpiqet me reforma urgjente ta ndryshojë gjendjen (dhe shprehinë) që në shtet më shumë të shpenzohet, sesa që prodhohet.
Kjo detyrë e rëndë bie në barrë të Qeverisë së re të Jorgos Papandreut, e cila në zgjedhjet e parakohshme në tetor të vitit të kaluar e ka ndërmarrur udhëheqjen kombëtare. Socialistët (PASOK) kësaj here, megjithatë, do të gjinden para provave më të mëdha se sa më parë. Së pari, patjetër duhet të ndërmarrin masa jopopullore, në rrethana kur në vend tanimë qeveris kultura e tolerancës së ulët së ndryshimeve, ndërsa të mëdha në protesta.Gjithsesi, ndërmjet ndryshimeve të cilat tanimë paraqiten është edhe politikisht jo e popullarizuara, ndërsa kjo është – ndryshim i sistemit pensional.
Shikuar anash, kjo në një mënyrë është befasi sepse reforma paraprake në Parlament është miratuar prej më parë, në mars të vitit 2008, ishte mundësi gjithëpërfshirëse. Atëherë, njëqind fonde pensionale ishin të riorganizuara dhe reduktuara në vetëm 13, që nënkuptonte reduktim të shpenzimeve për administrimin e tyre, janë ndërprerë shumë skema për pensionim të përkohshëm, vitet për shkuarje në pension janë vërtetuar në 65 vjet për meshkuj dhe 60 vjet për femra…
Sa për rikujtim, reforma e tanishme e miratuar nga shumica e ngushtë parlamentare, shkakton protesta të ashpërta të sindikatëve dhe kundërshtime të PASOK. Papandreu atëherë, si lider i opozitës nënvizoi se “Qeveria ka vjedhur të hollat e popullit“, ndërsa populli “me përpjekje punoi për të drejtat e tyre pensionele, ndërsa tani kjo në mënyrë dinake i merret“. Papandreu tani është në një rol tjetër dhe duhet ndryshe të mendojë, sepse është e domosdoshme që punët në sistemin pensional menjëherë duhet të ndryshohen, se sa para dy viteve. Atëherë është deklaruar se sistemi është i papërmbajtur në afat më të gjatë dhe nëse nuk ndryshohet do të bankrotojë. Tani kjo është edhe më e qartë: nëse nuk i redukton obligimet e tija ndaj shfrytëzuesve nga njëra anë, dhe nuk e zmadhon hyrjen e të hollave nga ana tjetër, sistemi do të kollabojë për 15 vjet.
Ato 15 vite do të mund të konsideroheshin edhe për një të ardhme më të largët, nëse nuk paraqitet deklarata sipas së cilës vendi deri në fyt është në borxh – dhe se shteti ka mjete aq sa pensionet të paguhen vetëm edhe këtë vit.Papandreu paralajmëroi se sistemi i ri pensional do të lëshohet në procedurë për miratim edhe në mes të vitit, do të thotë për gjashtë muaj. Nuk dihet se çka e gjithë kjo nënkupton, por parashikohet se ndërmjet masave të reja do të mund të ketë edhe reduktim të mëtutjeshëm të numrit të fondeve, kësaj here nga 13 në vetëm tre, barazim të kufirit të pleqërisë për pushim të punës aktive për meshkujt dhe për femrat (65 vjet) .
Në sektorin pensional në Greqi, jobarazpeshë më e madhe ekziston ndërmjet nevojave dhe mundësive se pse për pagesë të pensioneve momentalisht shpenzohet pothuajse 12 përqind nga bruto prodhimi nacional.Qeveria ka masa të reja që t’i zbatojë, por mbetet të shihet se si do të jenë prej atëherë mundësitë në Greqi, të cilës i kanosen trazira sociale shumë më të mëdha nga rebelimi i të rinjëve i cili kishte ngjarë saktë para një viti në rrugët e Athinës dhe qytetet e tjera, kur shkas ishte vrasja e një të riju nga ana e policisë, ndërsa arsyet thelbësore, gjegjësish janë shumë më të thella.
Pikërisht, edhe Greqia është në Ballkan, ku ballafaqohet me të njohurin “sindrom ballkanik“: çmimet janë europiane, ndërsa pagat lokale.Mbetet të shihet se me cilin shkop magjik dhe me çfarë akrobate politike Papandreu do të ketë sukses të reduktojë numrin e të punësuarve në sektorin shtetëror, në të cilin sot punon çdo i katërti i punësuar. Deri te kjo erdhi për shkak të trazirave sociale në dekadat e fundit të cilat paralajmërojnë – shteti u bë punëdhënës më i madh. Tanimë është njoftuar se njëra nga masat kryesore do të jetë që nga çdo i pesti nëpunës shtetëror i cili do të shkojë në pension, të punësohet vetëm një i ri. Kjo në shikim të pare mund të zgjidhë një problem, por do të paraqesë tjetër problem: më pak të punësuar do të mbështesin numër më të madh të pensionistëve.
Sido që të jetë, Greqia nuk do të mund të vazhdojë me të vjetrën, edhe pse një kohë i shkoi mire. Pas Olimpiadës në vitin 2004, për të cilën janë shpenzuar shumë të hola, fryma olimpike si të zbriste edhe në ekonominë: pas shpërthimit të krizës ekonomike botërore e cila ishte ndër më të mëdhajat në UE – mes katër dhe pesë përqind në vit. Por, sipas së gjithash duket sikur i ka mbuluar mangësitë sistemike, siç është ekonomia informale e cila edhe sot arrin 30 përqind nga BNP, që nënkupton shmangje tatimore dhe korupcion permanent. Qartë, kështu siç qëndrojnë punët, ky vit nuk do të jetë i lehtë as për Papandreun, dhe as për Grekët, ndërsa posaçërisht për pensionistët grek të tanishëm dhe të ardhëshëm.
ASHPËRSOHEN KUSHTET PËR PENSIONIM NË MËMËDHE
SLLOVENIA: PERIUDHË PUNE AKTIVE MË TË GJATË
Me urimet e rregullta për kërshëndella dhe vitin e ri, Sllovenët kanë fituar edhe një urim special, që ua ka dërguar qeveria e tyre: njoftim se gjatë vitit 2010 do të definohet reformë e re e sistemit pensional. Sllovenët, megjithatë, nuk janë të befasuar, sepse për një gjë e tillë ata ishin njoftuar edhe shtatorin e kaluar. Por, nuk janë të lumtur, sepse intervenimi i ri për atë se si do të ndahen dhe valorizohen pensionet nuk është shumë dorëdhënë si ai i vjetri, i cili gjegjësisht, edhe nuk ka zgjatur shumë. Ka hyrë në fuqi në vitin 1999.
Sindikatat kanë paralajmëruar protesta, sepse nga ana tjetër ashpërsohen kushtet për pensionim. Në këtë pikëpamje as takimi i Këshillit social të atjeshëm (ku qëndrojnë përfaqësues të qeverisë, punëdhënësit dhe sindikatat). Të parët, kuptohet, kanë vënë në dukje argumente pse sistemi duhet të ndërrohet dhe pse nuk mund të pritet më shumë, punëdhënësit kanë konstatuar se propozimi qeveritar është bazë e mirë për diskutim të mëtejshëm, ndërsa sindikatat kanë qenë kundër. Derisa me reformën paraprake ka qenë e paraparë se vitet për ndërprerje të stazhit të punës janë 63 për burrat dhe 61 për gratë (të cilët munden të shkojnë në pension edhe me 56 vite dhe katër muaj të mbushur të jetës), sipas sistemit të tyre kufiri për të gjithë do të jetë – 65 vjet.
Por, ndryshim kyç është se veç më nuk do të ketë pensionim të detyruar as me 65 vjet. Ata duan të vazhdojnë të punojnë, për atë edhe do të stimulohen: pensioni do të jetë më i lartë për dy përlind për çdo vit ekstra. Është e qartë se me çka është e motivuar kjo masë. Edhe Sllovenia shpejt vjetërsohet, andaj edhe me vazhdimin e periudhës aktive të punës e mbulon mungesën e punës së dorës, por edhe e redukton presionin ndaj fondeve, gjegjësisht buxhetin shtetëror. Sindikatat protestojnë, duke konsideruar se me të acarohet gjendja e të punësuarve. Duke u bazuar në faktin se një numër i madh sot i sllovenëve aktiv për punë kanë filluar të punojnë herët, prandaj kushti i ri do të rezultojë me atë që shumica deri në pension do të duhet të punojnë deri 45 vjet. Ministria, arsyeton se gjeneratat e reja sot fillojnë të punojnë më vonë, prandaj me 65 vjet do ti kenë 40 vitet e zakonshme stazh.
Përpos bonusit të nënvizuar, hyjnë në fuqi edhe gjoba. Për çdo muaj pensionim të parakohshëm (do të thotë, para 65 viteve) pensioni do të reduktohet për 0,3 për qind. Sistemi i ri, megjithatë, nuk do të zbatohet nga momenti kur, pas të gjitha konsultimeve, do të shkojë finalist në kuvend. Parashihet se periudha e tranzicionit zgjat pesë vjet, që do të thotë se veprimi i tij i plotë do të fillojë të zbatohet nga 1 janari i vitit 2015. Por edhe atëherë do të ketë të bëjë vetëm për ata të cilët janë më të ri se 55 vjet. Më të vjetrit do të pensionohen edhe më tej në mënyrën e vjetër, por besohet se deri atëherë nuk do të jenë shumë.
Caku i të gjitha këtyre ndryshimeve është – krijimi i një sistemi “të qëndrueshëm” të pensioneve. Gjatë vitit 2009 qeveria në fondet pensionale është dashur të shtojë 125 milion euro. Nëse asgjë nuk ndryshohet, ndarjet për pensione do të arrinin 12 për qind nga bruto prodhimi vendor, me çka “Sllovenia nuk mund t’ia lejoj vetes “. Sipas rang-listës që e ka përpiluar shtëpia konsulentë “Alijanz global investors” (AGI), Sllovenia, bashkë me Greqinë dhe Spanjën, ka një nga sistemet më të paqëndrueshme në Evropë. Përndryshe, lista është e përpiluar në bazë të treguesve demografik, organizimi i sistemit aktual pensional dhe gjendjet në financat publike.
Sipas konstatimeve të AGI, derisa Spanja ka “shtyllë të parë dorëdhënë”, Greqia “shtyllë të parë shumë dorëdhënë”, Sllovenia nuk ka sistem adekuat shumë shtyllës. Praktikisht vë në dukje se reformat e vitit 1999 praktikisht nuk kanë qenë të suksesshme. Sistemi i ri Në Slloveni përndryshe, do të kishte tri shtylla klasike dhe një speciale. E para është mbushje e zakonshme e fondeve me kontributet e punëdhënësve dhe pagesat e të punësuarve, e dyta e nënkupton të njëjtën, por si “Premium”, gjegjësisht plotësuese, derisa në të tretën janë vetëm llogaritë private, vullnetare dhe të kursimeve.
Shtylla e katërt nuk është e katërt, por “nulti”. Ajo çdo slloveni i cili do të mbush 65 vjet i siguron shtesë pensioni, që në çdo moment nuk është i kualifikuar, por do të duhej ti ndërroj pensionet aktuale shtetërore, të cilat tani arrijnë 180 euro në muaj. Përkitazi me pagesat vullnetare, këtu Sllovenia nuk qëndron edhe aq keq: pothuajse 47 për qind nga aktivitetet e punës paguajnë në fondet pensionale, edhe përpos asaj që për të ndajnë punëdhënësit e tyre.
Ndryshim paraqet edhe rritja e periudhës llogaritëse për përcaktimin e shumave të pensioneve. Në vend të 18 viteve të deritanishme, tani do të merren në konsideratë të ardhurat gjatë 35 viteve. Sindikatat këtë e kontestojnë, sepse llogaria e tyre e vë në dukje se me të se pensionet mesatarisht do të reduktohen për 10 për qind. Sindikatat janë kundër barazisë së pensioneve, barazimi i stazhit të punës i cili është kusht pensional për burrat dhe gratë. Përkitazi me revalorizimin e pensioneve, në qarkullim është “formula zvicerane”: korrigjimet të bëhen duke marrë në konsideratë të dy faktorët kyç, rritjen e pagave mesatare dhe inflacionin, në raport 50 ndaj 50 për qind.
ZVICRA – KRIZA PARAQET SFIDA EDHE PËR MË TË PASURIT:
ÇEK MË I VOGËL NË REFERENDUM
Ndodh ajo që para krizës ekonomike botërore ka qenë e paimagjinueshme: pensionistët të hasin në ndërprerje edhe në Zvicër. Por, Zvicra është – Zvicër, andaj për propozimin e qeverisë fjalën e fundit do ta thonë ata për të cilët ka të bëjë çështja, pensionistët edhe ata që, më herët apo më vonë, por në mënyrë të pashmangshme një ditë do ta arrijnë, në referendumin e caktuar më 7 mars të vitit 2010. Shkas është propozimi për ndryshimin e formulës sipas së cilës kalkulohen pensionet, gjithsesi në pajtim me trendin botëror, në llogari të pensionistëve .
Dy faktor, përndryshe janë përhapur kudo në botë – të hyrat e reduktuara në fondet pensionale dhe rritja e numrit të shfrytëzuesve të tyre për shkak të “plakjes së popullsisë demografike, kanë kontribuar, siç pohon qeveria, në Zvicër është e pamundur që të reduktohet e ashtuquajtura shkallë e konversionit, përqindje e pagesave mujore e pensionistëve në raport të vëllimit të mjeteve të cilat gjatë periudhës aktive të punës kanë ndarë për ditë të vjetra në fondet pensionale. Deri tash ka qenë 7,5 për qind për burrat dhe 7 për qind për gratë (diskriminim i tërësishëm që ekziston në këtë shtet të pasur).
Në një shembull praktik do të thotë se dikush që në fondin e vet pensional ka investuar miliona franga, kur të shkoj në pension, derisa është gjallë, ka të drejtë të kënaq të hyrat prej 70 mijë frangave në vit. Sipas propozimit të ri, nga fillimi i dhjetorit vitin e kaluar, ky investim do të reduktohej në 64 mijë franga. Dhe çka nëse në referendumin në Zvicër kjo refuzohet, që është e mundshme, edhe pse nuk është e garantuar? Në atë rast, ka komentuar ministresha e ekonomisë Doris Leutar, do të ishte rrezikuar ajo që ka domethënie të madhe për të gjithë bashkëkombësit prej 7,5 milion njerëzve – përparimi ekonomik në vend.
Fushata veç më ka filluar dhe ka mjaft kohë për njoftimin e të gjitha argumenteve – dhe ballafaqim me të gjitha realitetet. Një pjesë e atij realiteti është edhe numri i rritur i pensionistëve. Në Zvicër periudha aktive e punës mbaron me 65 vjet për burrat dhe 64 për gratë, deri sa për shumë të plotë të pensioneve burrat duhet të punojnë 44 vjet, ndërsa gratë një vit më pak. Sot më të vjetër se 65 vjet ka 25,9 zviceran, ndërsa ata që sot pensionohen mund të nënvizohen në periudhën statistikore prej 85,3 viteve. Kriza ekonomike botërore ka sulmuar jo vetëm shtyllën e parë të sistemit pensional zviceran, por edhe atë shtetërorin nga i cili në tërësi varen 2,1 milion pensionist (tre përqind më shumë se vitin e kaluar), por edhe tjerët. Gjashtë nga dhjetë fonde pensionale private janë në minus, që do të thotë se kanë më shumë të dala se sa të hyra. Shprehur në franga, gjendja financiare është reduktuar për 22 miliardë (14,5 miliardë euro).
Në fondet pensionale private zvicerane rrotullohen rreth 450 miliardë euro, ndërsa gjatë kësaj krize ata kanë humbur rreth katër përqind nga vlera e vet, që arrin rreth 18 miliardë. Humbja nuk është më e madhe, para së gjithash për shkak të rregullave të atjeshme strikte për atë se si fondet mund t’i shpërndajnë investimet me të cilat çiftëzohen. Sipas atyre rregullave, në letra të huaja me vlerë mund të investohen më së shumti deri 30 përqind nga totali i portofolios, 30 përqind në aksione dhe 20 përqind në bono në valutë. Lajm inkurajues është se tri të katërtat e para sollën përmirësim domethënës të të hyrave nga ato fonde, madje edhe për rreth dhjetë përqind, që nuk ka sjellë deri tek stabilizimi i tyre komplet.
Se në këtë kohë nuk është lehtë të jetë pensionist edhe në Zvicër dëshmon edhe e dhëna se rreth 45.000 pensionist të atjeshëm janë në kategorinë ë varfër, që janë rreth tre përqind nga banorët e vjetër. Po të mos jetë ndihma shtetërore, në këtë kategori do të gjendej çdo i teti zviceran më i vjetër se 60 vjet. Zvicra ka shumë shpenzime të larta për jetesë në krahësim me vendet tjera të Bashkimit evropian, në mbështetje me të edhe një nivel i lartë i pagave. Gjithsesi, nënkuptohet se ata paga duhet meritohen. Të ardhurat mesatare atje janë përafërsisht 6.000 euro në muaj, që i përmbledh pagat, të hyrat nga interesi i pronës dhe të ngjashme.