• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk

Pension Invaliditeti

Të drejtë për pension invaliditeti ka i siguruari te i cili është përcaktuar se ekziston invaliditet:

a) kur për shkak të ndryshimeve në gjendjen shëndetësore e cila nuk mund të mënjanohet me shërim, aftësia e punës është zvogëlim i përhershëm për më tepër se gjysma në krahasim me të siguruar psiqikisht dhe fizikisht të shëndoshë me arsim të njëjtë apo të ngjashëm dhe aftësi (paaftësi profesionale) nëse i siguruari është mbi 50 vjet (meshkuj dhe femra)

b) kur për shkak të ndryshimit të gjendjes shëndetësore e cila nuk mund të mënjanohet me shërim, do të ndodh humbje e përhershme e aftësisë së punës (paaftësi e përgjithshme për punë) pa marrë parasysh moshën.

Invaliditeti mund të shkaktohet si pasojë e sëmundjes, lëndim jashtë pune, lëndim gjatë punës apo sëmundje profesionale.
Përpos invaliditetit, i siguruari arrin të drejtën e pensionit të invaliditetit vetëm nëse i plotëson kushtet e stazhit të pensionimit, edhe atë:
nëse invaliditeti është shkaktuar gjatë lëndimit në punë apo sëmundje profesionale – pa marrë parasysh lartësinë e stazhit të pensionimit
nëse invaliditeti është shkaktuar me lëndime jashtë pune, apo me sëmundje i siguruari e arrin të drejtën e pensionit të invaliditetit me kusht që para ndodhjes së invaliditetit të ketë të plotësuar stazhin e pensionimit, i cili i ka mbuluar më së paku 1/3 e periudhës së plotësimit të më pak se 20 viteve jetë deri në ditën e shkaktimit të invaliditetit (periudha e punës), duke llogaritur periudhën e punës në vite të plota.

Nën termin periudhë pune nënkuptohet numri i viteve të plota kalendarike deri në ditën kur i siguruari ka arritur moshën 20 vjet deri në ditën e invaliditetit të shkaktuar.
Periudha e punës te i siguruari i cili gjatë shkollimit të rregullt arriti në arsim të lartë, gjegjësisht në përgatitje të lartë profesionale konsiderohet periudha kur i siguruari arrin 23, gjegjësisht 26 vite jetë deri në ditën e invaliditetit të shkaktuar.

Për të siguruarin i cili pas moshës 20 vjeçare ka qenë në shërbimin ushtarak, periudha e punës i zvogëlohet për kohën sa ka zgjatur shërbimi ushtarak.Për të siguruarit e rinj, te të cilët invaliditeti është shkaktuar para moshës 30 vjeçare si pasojë e lëndimit jashtë pune apo sëmundje, arrijnë të drejtën e pensionit të invaliditetit nëse në ditën e invaliditetit të shkaktuar ka poseduar cilësi të të siguruarit, edhe atë:

invaliditeti është shkaktuar me mbushjen e 20 viteve jetë, nëse ka pasur më pak se 6 muaj stazh të sigurimit;
invaliditeti është shkaktuar me mbushjen e 25 viteve jetë, nëse ka pasur më pak se 9 muaj stazh të sigurimit;
invaliditeti është shkaktuar me mbushjen e 30 viteve jetë, nëse ka pasur më pak se 12 muaj stazh të sigurimit;
Kushtet më të volitshme për realizimin e së drejtës së pensionit të invaliditetit janë paraparë edhe për të siguruarit – invalid ushtarak prej grupit të I-VI, si dhe invalid tjetër i cili është i barazuar me invalid ushtarak në periudhën e paqes nga grupi I-VI. Nëse ky i siguruar nuk mundet që të punojë më shumë se gjysma e orarit të punës, e fiton të drejtën për pension të invaliditetit edhe në raste kur tek ai ekziston aftësia e zvogëluar për punë, pa marrë parasysh faktin se me apo pa rikualifikim ose diskualifikim mund të aftësohet për ndonjë punë përkatëse.

REHABILITIMI PROFESIONAL

Me këtë Ligj për shkak të ridefinimit të invaliditetit të drejtat e caktuara nga sigurimi pensional dhe invalidor siç janë e drejta e sistemimit në tjetër vend pune përkatëse, e drejta e punësimit përkatës, e drejta e rikualifikimit apo diskualifikimit mënjanohen nga sistemi i sigurimit pensional invalidor dhe në vend të tyre vendoset e drejta e rehabilitimit profesional.

Të drejtë të rehabilitimit profesional posedon i siguruari te i cili do të shkaktohet invaliditet para se ai të mbushë 50 vjet, nëse sipas aftësisë së mbetur të punës mund të aftësohet për tjetër punë me orar të plotë pune.
Invalidi i punës i cili fitoi rehabilitim profesional aftësohet për kryerje të ndonjë pune përkatëse për të cilën është e nevojshme përgatitje profesionale e cila përgjigjet në punët që i ushtroi gjatë punës së tij para shkaktimit të invaliditetit.

Pa përjashtim, rehabilitimi profesional mund të sigurohet për tjetër punë për të cilën është e nevojshme përgatitje profesionale e cila është më e lartë nga ajo që përgjigjet në punët që i siguruari i kryente para shkaktimit të invaliditetit, nëse aftësimi i tillë është arsyetuar për shkak të profesionalizmit, viteve të jetës, përvojës së punës dhe prirjes të të siguruarit dhe nëse ekziston mundësi reale për punësim me aftësim të kryer.

I siguruari, te i cili është shkaktuar paaftësi profesionale për punë si pasojë e lëndimit jashtë pune apo sëmundje, ka të drejtë të rehabilitimit profesional nëse i plotëson kushtet e stazhit të pensionimit, për arritje të së drejtës të pensionit të invalidietit.
I siguruari, te i cili përsëri aftësia e ngelur për punë është shkaktuar si pasojë e lëndimit në punë apo sëmundje profesionale ka të drejtë të rehabilitimit profesional pa marrë parasysh lartësinë e stazhit të pensionimit.

Rrethanë e rëndësishme në lidhje me të drejtën e rehabilitimit profesional është dhe fakti që në këtë procedurë është e detyrueshme dhe pjesëmarrja e punëdhënësit i cili duhet të merr pjesë në procedurë nga fillimi i ngritjes së procedurës dhe të japë propozim për zgjedhje të vendit të punës për të cilin do të mund të aftësohet i siguruari.

Me Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor Gazeta Zyrtare e RM-së nr.153/07, është rregulluar se nëse përfituesi i pensionit të invaliditetit, gjegjësisht pensionit familjarë nuk paraqitet në kontroll të detyrueshme mjekësore i ndërpritet pagesa e pensionit. Nëse përfituesi i pensionit nuk paraqitet në kontroll të detyrueshme mjekësore me arsye (shërim spitalor në vend apo jashtë vendit) nuk do të ndërpritet pagesa e pensionit deri në përfundim të shërimit gjegjësisht paraqitjes në kontroll mjekësore.