Në mbështetje të nenit 18 nga Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit pët sigurim pensional dhe invalidor ( Gazeta zyrtare e RM-së nr. 70/2006), i siguruari (burrë) i cili më 01.09.2000 ka pasur më së paku stazh prej 33 viteve, të drejtën e pensionit të pleqërisë mund ta gëzojë me mbushjen e 40 viteve të stazhit pensional pa marrë parasysh moshën më së voni deri më 01.09.2007. duke marrë parasysh se këtë të drejtë nuk e keni gëzuar deri në këtë datë , të drejtën e pensionit të pleqërisë do ta realizoni nën kushtet e parapara në nenin 17 të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor , me mbushjen e 64 viteve të vjetërsisë, po qe se keni stazh të mbushur me kohëzgjatje të shtuar për realizimin e të drejtës së pensionit të pleqërisë me zvogëlimin e kufirit në moshë në mbështetje të nenit 18 të këtij Ligji.
Më tepërE drejta e zvogëlimit të kufirit në moshë ekziston pa marrë parasysh se ku punon për momentin punonjësi dhe se a ka stazh me beneficion. Këtë të drejtë e realizon në mbështetje të viteve të kaluara në vendin e punës ku stazhi i sigurimit konsiderohet me kohëzgjatje të shtuar. Këtë të drejtë e realizon me kusht që për atë periudhë të jenë të paguara kontributet plotësuese për stazh sigurimi që konsiderohet me kohëzgjatje të shtuar dhe ti përmbush kushtet nga neni 18 i Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor.
Më tepërNë mbështetje të nenit 79 të Ligjit, pensioni familjar përcaktohet nga mosha apo pensioni i invaliditetit që të siguruarit do ti takonte në orën e vdekjes, gjegjësisht nga pensioni të cilën shfrytëzuesi i pensionit ka shfrytëzuar deri në orën e fundit. Po qe se bëhet fjalë për pension të realizuar të shfrytëzuesit, pensioni që është valorizuar me ditën e vdekjes të shfrytëzuesit dhe nga ajo përcaktohet 70 % po qe se bëhet fjalë për një anëtarë të familjes, si dhe nga 10% për çdo anëtarë tjetër të familjes, po jo më shumë se 100% nga baza. Që do të thotë se si bazë shërben pensioni i cili do ti takonte apo i ka takuar të siguruarit të ndjerë, gjegjësisht shfrytëzuesit të pensionit.
Më tepërFondi i sigurimit të pensioneve dhe invaliditetit të Maqedonisë në INEKS DRIM SHA – Strugë posedon 11.650 aksione preferenciale pa kufizime me vlerë nominale nga 100 DEM për një aksion, gjegjësisht në shumë prej 595.655 EURO apo 11,30% nga kryesia e kompanisë. Në pajtim me rregullat për shitje të aksioneve dhe pjesëve që i posedon Fondi, Vendim për shitje të aksioneve si dhe kushtet e shitjes i sjell dhe miraton Këshilli drejtues i Fondit me propozim të Komisionit për aksione dhe pjesë. Aksionet shiten përmes ankandit publik bursal ku çmimi fillestar nuk mund të jetë më i ulët se 50% nga vlera nominale, ndërsa pagimi bëhet vetëm përmes mjeteve efektive (pagesës në para të gatshme). Të gjithë të interesuarit për blerje të aksioneve të Fondit mund që përmes shkresave ta shprehin interesin e tyre.
Më tepërPensionisti ndonëse është i palëvizshëm, është e nevojshme që të hap llogari transaksioni në bankë. Bankat kanë shërbimet e tyre të cilat vizitojnë edhe në shtëpipas informimit të palëve se bëhet fjalë për person me invaliditet, lidhet kontratë për llogarinë e transaksionit dhe mundësinë që pensioni të dorëzohet deri në shtëpinë ku jeton pensionisti. Pensionisti mund që të autorizojë edhe të autorizuar gjatë firmosje së kontratës me bankën i cili do ta marr pensionin nga banka në emër të tij.
Më tepërSipas nenit 17 të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, i siguruari – grua gëzon të drejtën e pensionit kur të mbush 62 vjet dhe më së paku 15 vjet stazh.
Më tepërNë pajtim me dispozitat, paraqitje, gjegjësisht regjistrim të obliguesi të ri bëhet përmes Regjistrit qendror të Maqedonisë. Obliguesi, njashtu, regjistrohet edhe në Fondin e SPIm-së, ku dhe paraqet vendimin për regjistrim nga Regjistri Qendror. Fletëparaqitje adekuate M/11 me të cilën bëhet regjistrimi, zbatohet në njësitë rajonale të Fondit të SPIM-së.
Më tepërËshtë e nevojshme të vini personalisht në Njësinë rajonale të Fondit të SPIM-së, ku me dokument për identifikim (letërnjoftim apo pasaportë), në sportel menjëherë do tu jepet listë e stazhit të tërësishëm të paguar.
Më tepërNenet e Ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për sigurim të pensioneve dhe invaliditetit (Gazeta zyrtare e RM-së nr. 153/07) që kanë të bëjnë me rehabilitimin profesional, zbatohen nga 01.01.2008. me nenin 13 të Ligjit pët ndryshime dhe plotësime të Ligjit për SPI, është rregulluar se të drejtën e rehabilitimit profesional e gëzon i siguruari tek i cili ka ngjarë invaliditet para se të mbush 50 vjet, nëse sipas aftësisë së mbetur për punë mund të aftësohet për punë me orar të plotë pune. Invalidi i punës i cili gëzon të drejtën e rehabilitimit profesional aftësohet për zbatimin e një pune tjetër profesionale për të cilën është e nevojshme përgatitja profesionale e cila u përgjigjet punëve të cilat i ka zbatuar në punën e tij para ngjarjes së invaliditetit. Sipas nenit 17 të Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit pët SPI, invalid pune i cili gëzon të drejtën e rehabilitimit profesional nga dita e shkaktimit të invaliditetit deri në ditën e rehabilitimit profesional, gjatë kohës së rehabilitimit profesional dhe deri në mbarimin e rij deri në punësimin në vend tjetër përkatës të punës, të drejtë kompensimi në të holla në lartësi të pensionit invalidor në rast të paaftësisë për profesionale për punë.
Më tepërGjatë periudhës së mbajtjes së trajnimeve do të njoftohen të gjithë obliguesit e interesuar të cilët do të paraqiten në njësitë rajonale të Fondit të SPIM-së, por edhe ata që nuk do të paraqiten do të njoftohen përmes gazetave publike. Planifikohet që trajnimet të jenë falas apo eventualisht me një tarifë simbolike, që akoma nuk është definuar.
Më tepër