• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk

Udhëzimе

Udhëzim për plotësimin dhe dorëzimin e të dhënave mujore për pagat dhe kontributet e përllogaritura për të siguruarit deri te Fondi për sigurim pensional dhe invalidor

Me këtë Udhëzim për së afërmi përpunohen të gjitha çështjet lidhur me plotësimin dhe dorëzimin e të dhënave për pagat dhe kontributet e llogaritura (Formular LLMKRr, në formën elektronike, i parashikuar me Rregulloren për përmbajtjen, formën dhe mënyrën e dorëzimit të të dhënave për pagë të llogaritur dhe kontribut për sigurim pensional dhe invalidor “Gazeta Zyrtare e RM-së” numër 92/04).

Ku është i rregulluar obligimi për dorëzimin e të dhënave?

Me nenin 183 alineja 4, 5 dhe 6 nga Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor (“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr. 85/03) është rregulluar

• Të obliguarit janë të detyruar që kontributin për sigurim pensional dhe invalidor ta llogaritin dhe ta paguajnë çdo muaj, veçmas për çdo të siguruar në bazat e përcaktuara sipas nenit 180 të këtij ligji për muajin përkatës dhe të dhenat për pagat dhe kontributet e përllogaritura t’i dorëzojnë deri te Fondi më se voni deri më datën 8 – të muajit për muajin paraprak.

• Llogarinë mujore për lartësinë e kontributit e kontrollon dhe vërteton Fondi para se punëdhënësi të zbatojë pagesën e kontributit te bartësi i qarkullimit pagesor.

• I obliguari është i detyruar që të dhënat t’i dorëzojë deri te Fondi në formë elektronike, me shfrytëzim të domosdoshëm të softuerit kompjuterik të Fondit, në mënyrën dhe procedurën e paraparë me Rregulloren për përmbajtjen, formën dhe mënyrën e dorëzimit të të dhënave për rrogen dhe kontributet e llogaritura për sigurim pensional dhe invalidor, ku më konkretisht është i rregulluar dorëzimi i të dhënave.

Formati dhe përshkrimi i fajlit LLMKRr është pjesë përbërese e Rregullores së nënvizuar, të shpallur në “Gazetën Zyrtare të RM-së” 92/04.