Organet e Fondit të SPIMV-së
Organet e Fondit janë Këshilli drejtues dhe drejtori i Fondit.
Këshilli drejtues si një organ i menaxhimit është i përbërë prej shtatë anëtarëve të emëruar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut për një periudhë prej katër vitesh. Nga numri i përgjithshëm i anëtarëve, pesë anëtarë apo një përfaqësues emërohet me propozim të: Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Ministrisë së Financave, Përfaqësues i sindikatave anëtar në Këshillin Ekonomik dhe Social, Përfaqësues i punëdhënësve anëtar në Këshillin Ekonomik dhe Lidhja e shoqatës së pensionistëve të Maqedonisë së Veriut.
Anëtarët e Këshillit drejtues janë:
Emri dhe mbiemri | Funksioni |
---|---|
Irena Petkovski | Kryetar |
Lupço Farmakoski | Anëtar |
Stanka Trajkova | Anëtar |
Diana Ristovska Dodevski | Anëtar |
Beti Zhivadinoviq | Anëtar |
Isak Emini | Anëtar |
Igor Kitanoski | Anëtar |
Këshilli drejtues i Fondit e përcakton buxhetin e Fondit dhe e miraton Llogarinë vjetore të Fondit, udhëheq dhe vendos për shfrytëzimin e mjeteve të Fondit, përcjell realizimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, shqyrton çështjet, raportet, informacionet dhe materialet tjera lidhur me gjendjet e sigurimit pensional dhe invalidor, formon komisione dhe grupe tjera punues të caktuara me Ligjin dhe me statutin e Fondit.
Për punën e tyre, Këshilli drejtues i Fondit është përgjegjës para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për të cilin çdo vit dorëzon Raport vjetor të punës së Fondit.
Drejtori udhëheq me Fondin dhe e përfaqëson atë para palëve të treta
Drejtori i Fondit kryen detyrat e përcaktuara me Ligj, Statut dhe aktet e tjera të Fondit, organizon dhe koordinon punën e punonjësve në Fond.
Drejtori i Fondit ka zëvendësin e tij. Ai e zëvendëson drejtorin e Fondit në mungesë të tij dhe kryen obligime të tjera lidhur me Satusin e Fondit. Zëvendës drejtor i Fondit.