Për kryerjen e punëve administrative, financiare, profesionale dhe punët tjera për zbatimin e sigurimit pensional dhe invalidor, Fondi formon njësinë e vetme, shërbimin profesional, me njësitë rajonale nëpër komuna.
Me punën e shërbimit profesional të Fondit udhëheq drejtori i Fondit.
Puna e shërbimit profesional është e organizuar nga:
Kryerjen e punëve të sigurimit e zbatojnë 704 të punësuar dhe ky numër është më i vogël se numri i vërtetuar me aktin e organizmit dhe sistematizimit të vendeve të punës të Shërbimit profesional të Fondit.
Qendra
Shërbimi profesional – Qendra – Shkup gjendet në rr. “23 Oktomvri“ nr. 11, Shkup.
Puna e Qendrës kryhet nëpërmjet sektorëve, edhe atë:
1. SEKTORI PËR REALIZIMIN E TË DREJTAVE PËR SIGURIM PENSIONAL DHE INVALIDOR
Udhhëheq dhe organizon punët për realizimin e të drejtës nga sigurimi pensional dhe invalidor, zgjidhjen e të drejtës në shkallën e dytë, rregullimin e evidentimit amë, vlerësimin e aftësisë së punës dhe revizionin e stazhit të benificuar.
Drejtor i sektorit: Biljana Stojanova
Telefon: 02/ 3250-405
Biljana.Stojanova@piom.com.mk
2. SEKTORI PËR ÇËSHTJE FINANCIARE
Organizon, udhëheq dhe i akordon financat, planin – analitik dhe punët e kontabilitetit, Buxhetin e Fondit, të hartuarit e llogarisë Vjetore dhe raportin Vjetor, të dhënat statistikore, punën e letrave me vlerë, kryen këqyrje dhe kontrollë në pagesën e kontributeve, planifikimet aktuare dhe shfrytëzimin e mjeteve përkatëse.
Drejtor i sektorit: Muhametali Ismani
Telefon: 02/ 3250-460
Muhametali.Ismani@piom.com.mk
3. SEKTORI I INFORMATIKËS
Kryen projektimin dhe mirëmbajtjen e sistemit informatik të Fondit, zhvillimin dhe vendimin e aplikacioneve ekzistuese, rrjetin informatik dhe mbrojtjen e të dhënave.
Drejtor i sektorit: Nehat Mustafa
Telefon: 02/3250 – 229
Nehat.Mustafa@piom.com.mk
4. SEKTORI PËR RESURSE NJERËZORE, JURIDIKE DHE PUNË TË PËRGJITHSHME
Organizon, udhëheq dhe koordinon punët në lidhje me përfaqësimin dhe punën juridike të Fondit, punën kadrovike dhe realizimin e të drejtave të të punësuarve në marrëdhëniet e punës, ekonomizimin me pronën e Fondit, organizimin e punës së organeve të Fondit dhe informimin për punën e tyre, të hartuarit e akteve të ndryshme dhe të përgjithshme si dhe marrëveshje të tjera.
Drejtor i sektorit:
Telefon:
5. SEKTORI PËR ZBATIMIN E DISPOZITAVE TË BASHKIMIT EVROPIAN DHE MARRËVESHJEVE NDËRKOMBËTARE PËR SIGURIM SOCIAL
Zgjidh kërkesat nga sigurimi pensional dhe invalidor në shkallë të parë duke zbatuar marrëveshjet dhe dispozitat ndërkombëtare të Bashkimit Evropian, përgatit rregullore për zbatimin e dispozitave të EU dhe marrëveshjeve ndërkombëtare për sigurim social, jep udhëzime në lidhje me zbatimin e të njëjtave dhe bashkëpunon me institucionet e huaja për sigurim social.
Drejtor i sektorit: Nigjar Toska
Telefon: 02/ 3250-341
Nigjar.Toska@piom.com.mk