• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk

Për ne

Sigurimi pensional dhe invalidor, si pjesë e sigurimit social, ka historinë e zhvillimit të tij. Sistemi pensional në teritorin e Republikës së Maqedonisë ekziston më shumë se 60 vite, të gjitha ndryshimet më të rëndësishme në përgjithësi lidhjet ekonomike reflektohen në këtë mënyrë të sigurimit.

Prej 1 janarit të vitit 1994, Republika e Maqedonisë, për herë të parë në mënyrë të pavarur dhe autonome me Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor rregulloi lidhjet në këtë lëmi. Ndryshimet më të rëndësishme të këtij ligji janë bërë në vitin 1995, 1996, 1997 dhe 2000. Me ndryshimin e fundit të Ligjit janë vendosur bazat e financimit kapital të sigurimit pensional dhe invalidor.

Prej 1 janarit të vitit 2006, në Republikën e Maqedonisë filloi implementimi i sistemit të reformuar pensional, si segment i rëndësishëm nga politika sociale e shtetit.Në sistemin e reformuar të Republikës së Maqedonisë, vend kyç ka Fondi i SPIM, i cili në procedurë të vetme e thërret, kontrollon dhe kryen transferin e kontributeve për sigurimin pensional dhe invalidor në llogaritë personale të siguruesve në fondet private pensionale, realizimin e së drejtës për sigurim pensional dhe invalidor, realizimin e tyre si dhe zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare për sigurim social.

map-mp

Zbatimi i sigurimit pensional dhe invalidor

Sistemi i sigurimit pensional dhe invalidor i Maqedonisë realizohet nëpërmjet Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë, i cili prej vitit 1991 është pasardhës i mëparshëm i Bashkësisë për vetqeverisje interesi të sigurimit pensional dhe invalidor në Maqedoni. Me Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor në mënyrë të vetme janë të rregulluara të drejtat e sigurimit pensional dhe invalidor për të gjithë siguruesit. Administrata, financa, si dhe punët tjera administrative lidhur me realizimin e sigurimit pensional dhe invalidor në territorin e Republikës së Maqedonisë i realizon Sektori profesional i Fondit bashkë me Qendrën për komunikim dhe njësitë rajonale.
Selia e Fondit gjendet në Shkup.

Aktivitetet e Fondit

Në Fondin për sigurim pensional dhe invalidor zbatohet politika e zhvillimit të sigurimit pensional dhe invalidor, përcillen gjendjet, merren masa për përparimin e sistemit të sigurimit pensional dhe invalidor dhe shfrytëzimin efikas të mjeteve të nevojshme për sigurimin e të drejtave nga sigurimi pensional invalidor, vendosen të drejtat në realizimin e pensionit të pleqërisë, invalidor dhe familjar, të drejtë për shpërndarje në vend tjetër përkatës, të drejtë për punë adekuate, të drejtë për rehabilitim profesional, të drejtë për kompensim në të hollave, të drejtë për kompensim në të hollave për dëmtim fizik, të drejtë për pagesë të pensioneve në vlerë më të ulët dhe më të lartë të pensionit dhe kryerja e pensioneve dhe të drejtat tjera nga sigurimi pensional dhe invalidor.

Me reformat në Republikën e Maqedonisë që filluan të zbatohen prej 1 janarit të vitit 2006, Fondi si bazë themelore e ka rolin që t’i mbledh, kontrollon dhe të bëjë ndarjen e kontributeve dhe të dhënave si për atë shtetëror, po ashtu edhe për fondet pensionale private.