• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk
TUV Certified

Pagesa e kontributeve

Në çfarë mënyrë zbatohet kthimi i kontributit të paguar më shumë apo gabimisht?

Në rast të pagesës së kontributit në shumë më të madhe ose gabimisht, obliguesi duhet të paraqesë kërkesë pranë  Njësisë Rajonale të Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor, e cila duhet të përmbajë këto të dhëna:

Emri i obliguesit,
Adresa e obliguesit,
Numri i vetëm tatimor i obliguesit nga ku është bërë pagesa,
Numri i telefonit për kontakt,
Numri i folios  me të cilin është kryer pagesa,
Data e pagesës së kontributit,
Periudha që lidhet me kontributin e paguar më shumë ose gabimisht,
Shuma që duhet të kthehet,
Shënimi i arsyes për kthimin e mjeteve,
Numri i vetëm tatimor i obliguesit ku duhet kthyer mjetet,
Xhiro llogaria e obliguesit ku duhet kthyer mjetet,
Kopje shtesë nga pagesa e çertifikatës së bankës.
Nëse kërkohet kthimi i mjeteve për të sigurarin, duhet të plotësohet edhe numri unik i të siguruarit.

Dokumente