Drejtori i Arkivit Shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut, Dr. Natasha Kotlar dhe Nikolla Memov nënshkruan Memorandum për bashkëpunim me qëllim zgjerimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e mbrojtjes dhe shkëmbimit të të dhënave për personat e siguruar që do të realizojnë të drejtën e sigurimit pensional dhe invalidor.
Drejtoresha e Arkivit, Kotlar tha se krijimi i bashkëpunimit do të ndihmojë në uljen e përmasës së materialit dokumentar që ruhet në institucion dhe të sigurojë hapësirë për materiale të reja.
Drejtori i Fondit, Memov thekson se me futjen e të dhënave në arkivin e Fondit do të zvogëlohen problemet në përcaktimin e të drejtave nga sigurimi pensional dhe invalidor tek të siguruarit.
Githashtu u konstatua se, me këtë hap të bashkëpunimit dhe dixhitalizimit të të dhënave, përfitimi përfundimtar do të jetë që, qytetarët nuk do të kenë nevojë të shkojnë nga një institucion në tjetrin për të realizuar të drejtat e tyre nga sigurimi pensional dhe invalidor.
Arkivi Shtetëror dhe Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor do të bashkëpunojnë përmes dixhitalizimit të materialit dokumentar të poseduesve privatë – persona juridik, të cilët kanë pushuar së ekzistuari për shkak të falimentimit apo likuidimit, duke formuar grupe punuese për pëditësimin dhe regjistrimin e të dhënave të përmbajtura në materialin dokumentar.