Më 20.09.2024, në Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut u mbajt seanca e parë konstituive e përbërjes së re të Këshillit Drejtues të Fondit, në të cilën kryetare e Këshillit Drejtues të Fondit të SPIMV-së njëzëri u zgjodh Irena Petkovski nga Ministria e Financave.
Kryetares së re të Këshillit Drejtues të Fondit të SPIMV-së, të pranishmit në seancë i uruan mirëseardhje dhe suksese në punën e mëtutjeshme të përbashkët në Fond.
Më pas, kryetarja e sapoemëruar e KD-së së Fondit, Irena Petkovski, u uroi mirëseardhje anëtarëve të ri të Këshillit Drejtues: Diana Ristovska Dodevski, Beti Zhivadinoviq, Stanka Trajkova, Lupço Farmakoski, Isak Emini dhe Igor Kitanoski, si dhe të pranishmëve nga shërbimi profesional i Fondit, duke shprehur mirënjohje për besimin e treguar në funksionin e ri me shpresë për një bashkëpunim të suksesshëm, angazhim maksimal, përgjegjësi dhe zbatimin e të gjitha vendimeve të marra nga Këshilli Drejtues për përmirësimin e punës së Fondit të SPIMV-së, në interes të pensionistëve dhe të gjithë shfrytëzuesve të shërbimeve.