• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk

TRAJNIME PËR PËRMIRËSIMIN E AFTËSIVE TË PUNONJËSVE NË FONDIN E SPIMV-SË

Nisur nga fakti se, resurset njerëzore janë parakushti i parë dhe më i rëndësishëm për realizimin e suksesshëm të funksioneve dhe kompetencave themelore të një institucioni, Fondi i SPIMV-së vazhdimisht kujdeset për zhvillimin, përforcimin dhe përmirësimin e kompetencave profesionale të punonjësve të tij. Duke pasur parasysh dispozitat ligjore se, çdo nëpunës administrativ gëzon të drejtën dhe detyrimin që gjatë vitit të përmirësohet profesionalisht si dhe detyrën që njohuritë e arritura t’ua  transferojë nëpunësve të tjerë administrativ, Fondi i SPIMV-së po zhvillon trajnimin me temën “Zbatimi i procesit të realizimit të të drejtave  të sigurimit pensional dhe invalidor“.   Trajnimi do të zhvillohet në periudhën prej 6 deri më 10 dhjetor të vitit 2021 në hapësirat e Fondit, ndërsa ligjërues të trajnimit janë nëpunës prfesional me përvojë shumëvjeçare në Fond dhe një konsulent i jashtëm. Qëllimi i trajnimit është të përmirësojë aftësitë, njohuritë dhe kompetencat e punonjësve në procesin e zgjidhjes së të drejtave të sigurimit pensional dhe invalidor, duke zbatuar dispozitat e Ligjit të SPI-së dhe Ligjit për procedurën e përgjithshme administrative. Trajnimi profesional dhe zhvillimi i resurseve njerëzore do të ndikojë pozitivisht në punën e institucionit, do të përmirësojë cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe do të ketë ndikim pozitiv në shoqërinë në tërësi.

DSC_0843