Në periudhën prej datës 20-22 shtator të këtij viti, në Beçiqi të Republikës së Malit të Zi është mbajtur takimi i 13-të i drejtorëve të fondeve/enteve për sigurim pensional dhe invalidor nga shtetet e krijuara në territorin e ish RSFJ-së.
Në takim, nga Fondi i SPIMV-së morën pjesë u.d. drejtori Arsim Hasani, drejtoresha e Sektorit për realizimin e të drejtave nga SPI Biljana Stojanova dhe drejtori i Sektorit për çështje financiare Muhametali Ismani.
Pasi drejtori Arsim Hasani përshëndeti të pranishmit në takim, theksoi se mbajtja e takimeve të tilla tradicionale është e një rëndësie të veçantë për promovimin e bashkëpunimit të ndërsjellë të fondeve. Drejtori i njohu të pranishmit me angazhimet e tij në fushën e komunikimit, hapjen dhe aksesin më të madh review të shërbimeve ndaj qytetarëve, përmirësimin e proceseve në Fondin e SPIMV-së, digjitalizimin e shërbimeve, forcimin e sigurisë së sistemit informativ si dhe bashkëpunimin ndërkombëtar me fondet e ish-republikave jugosllave.
Nga ana e drejtorëve të sektorëve, u prezantuan ndryshimet më të fundit në rregullativën ligjore të ndodhur nga takimi i fundit, historikun dhe reformat në sistemin pensional me një rishikim të veçantë të kushteve për pensionin e pleqërisë, si dhe pagesën e kërkesave nga dëmshpërblimet që rrjedhin nga procedura për ri pensionimin e pensioneve.
Në takim u sollën një numër i madh i konkluzioneve për bashkëpunim kooperativë dhe zhvillim në sistemin pensional ndërmjet shteteve pjesëmarrëse dhe u ra dakord për një takim të përsëritur vitin e ardhshëm.