Drejtori i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, Nikolla Memov, u takua sot me përfaqësuesit e MAPAS, Darko Sazdov dhe Mentor Jakupi, anëtarë të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë, si dhe me kryetarët e Këshilleve Drejtuese të shoqërive pensionale private: KB Shoqëria e parë pensionale, Shoqëria pensionale Sava dhe Shoqëria pensionale Triglav, Vesna Stojanovska, Snezhana Stankoviç dhe Tihomir Petreski.
Në takim u diskutua situata aktuale në sistemin pensional dhe bashkëpunimi i Fondit me MAPAS dhe shoqëritë pensionale.
Drejtori i Fondit, Memov, theksoi se, si një udhëheqje e re, në muajt e fundit ata kanë parë të gjitha proceset dhe situatat në Fond. Ai shtoi se në periudhën e ardhshme, së bashku me Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, duhet të shqyrtojë mundësitë e miratimit të masave që do të përmirësonin dhe do të rrisnin të ardhurat në Fond.
Përfaqësuesi i MAPAS-it Darko Sazdovski tha se ata kanë dorëzuar më shumë iniciativa në Ministrinë e Financave dhe Qeverinë për të përmirësuar situatën dhe për të rritur mundësitë e investimeve në shoqërite pensionale private, të cilat do të kontribuonin në rritjen e fitimeve të tyre, si dhe në interes të të gjithë të siguruarve, përfituesve të shtyllës së dytë. Sazdov theksoi se ata janë shumë të kënaqur që edhe Fondi ka shprehur interesim për bashkëpunim. Ai shtoi se të gjitha palët e përfshira mund të kontribuojnë në përmirësimin e sistemit pensional përmes përpjekjeve dhe propozimeve të përbashkëta.
Përfaqësuesit e shoqërive theksuan se në dy dekadat e punës kanë fituar njohuri dhe kanë kapacitet për të propozuar masa që mund të kalojnë në politika, në mënyrë që të ketë një sistem më efikas, ku të siguruarit aktualë, pensionistë të ardhshëm, do të kenë pensione që do t ‘u mundësonin atyre një jetë të denjë dhe të qetë.