Më 27 korrik të vitit 2023, u mbajt Seanca e tetëdhjetë e tetë e Këshillit drejtues të Fondit të SPIMV-së.
Në seancë, anëtarët e KD-së diskutuan disa pika të rendit të ditës, me ç ‘rast u miratua Vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Planit Vjetor për furnizime publike të Fondit të SPIMV-së për vitin 2023, si dhe u miratuan informacionet mbi gjendjen me pagesën e qirasë për hapësirën e dhënë banesore dhe afariste në shtëpitë për jetesë të shfrytëzuesve të pensionit për periudhën 01.01 deri më 30.06.2023.
Gjithashtu, anëtarët e KD-së miratuan Informacionin mbi gjendjen financiare të Fondit të SPIMV-së për periudhën janar – maj të vitit 2023 dhe u konstatua se mjetet e planifikuara financiare të Fondit për këtë periudhë janë brenda treguesve pozitivë, duke arritur kështu të ardhura dhe shpenzime të balancuara në pesë muajt e parë të këtij viti.