Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë së Veriut me programin dhe planin e punës çdo vit parasheh mjete për rikonstruimin dhe adaptimin e objekteve afariste të Fondit. Kështu, edhe këtë vit u planifikua investimi i mjeteve për rikonstruimin dhe adaptimin e objekteve afariste të Fondit në Qendër, filialet dhe ekspoziturat në Vend, si dhe në shtëpitë për jetesë të shfrytëzuesve të pensionit me të cilat administron Fondi.
Objektet afariste janë rikonstruktuar dhe adaptuar prej disa vitesh, sipas nevojës për mirëmbajtjen e tyre dhe mjeteve të miratuara në Buxhetin e Fondit, në pajtim me programet e miratuara nga Këshilli drejtues i Fondit.
Me Buxhetin e Fondit për vitin 2022, mjetet për rikonstruimin, adaptimin dhe mirëmbajtjen investuese të objekteve afariste të Fondit përcaktohen për këto qëllime:
Në vitin 2022 janë ndërmarrë aktivitete për përmirësimin e kushteve të punonjësve dhe shfrytëzuesve të pensionit, të vendosur në shtëpitë e pensionistëve.
Për rikonstruimin e Filialeve të Fondit është përgatitur një projekt për rikonstruimin e hapësirave afariste në filialet e Fondit në Gostivar, Prilep dhe Qendër-Shkup.
Me këtë projekt është paraparë rikonstruimi dhe zëvendësimi i zdrukthëtarisë së jashtme me PVC zdrukthtari të re me PVC roletne, zëvendësimi i zdrukthëtarisë së brendshme, punimet nënshtresore duke vendosur pllakat qeramike në dysheme dhe vendosjen e laminatit në dysheme, suvatimin dhe lyerjen e mureve dhe tavaneve, instalimin e ri elektrik, ndriçimin dhe riparimin si dhe pastrimin e strukturës së çatisë.
Gjithashtu projekti parashikon përpunimin e sistemit të ri për ngrohje dhe ftohje me VRV split sistem, i cili do të zëvendësojë ngrohjen e deritanishme me lëndë djegëse të lëngshme.
Fondi i SPIMV-së në vazhdimësi kujdeset për kushtet në të cilat jetojnë shfrytëzuesit e pensionit që janë të vendosur në shtëpitë e pensionistëve, kështuqë edhe këtë vit është investuar në rikonstruimin dhe adaptimin e disa shtëpive.
Në shtëpitë e pensionistëve në Çair, Kumanovë dhe Shën Nikollë është bërë rikonstruimi i kulmit që ishte i dëmtuar nga moti i ligë dhe janë kryer punë të rregullta të lyerjes, përderisa në shtëpinë e pensionistëve në Aerodrom është bërë zëvendësimi i një pjese të ndriçimit në korridoret duke vendosur ndriçimin e ri dhe rikonstruimin e instalimit të ujit të ngrohtë me izolim shtesë, me qëllim që të mos ketë humbje të energjisë së nxehtësisë dhe të lidhen të gjithë banorët në sistemin e ngrohjes për shkak të reduktimit të faturave të energjisë së konsumuar elektrike.