• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk

“PROPOZIMET PËR PËRMIRËSIMIN E FUNKSIONIMIT TË FONDIT NGA ANA E BANKËS BOTËRORE DUHET TË KENË NJË PËRFUNDIM”, THEKSOI DREJTORI I FONDIT TË SIGURIMIT PENSIONAL DHE INVALIDOR NIKOLLA MEMOV

Drejtori i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, Nikolla Memov, sot kishte një takim me drejtorin e Projektit për përgatitjen e Studimit të Fizibilitetit për Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invaliditetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i financuar nga Banka Botërore, Kirill Minovski dhe bashkëpunëtorët.

Ata e informuan drejtorin Memov për aktivitetet e deritanishme dhe statusin aktual të realizimit të Projektit. Gjatë kësaj, theks i veçantë u vu në Analizën funksionale të Fondit dhe propozimet për modernizimin e tij.

Drejtori i Fondit, Nikolla Memov, theksoi se është me rëndësi të veçantë implementimi i zgjidhjeve që do të dalin nga Projekti, për të cilin udhëheqësia e re e Fondit do të angazhohet maksimalisht dhe do të japë kontributin e tij të plotë. Ai shtoi se prioritet i Fondit janë shfrytëzuesit dhe të siguruarit e kënaqur, dhe nuk duhet të lejohet që paratë e investuara të mos shfrytëzohen në mënyrë të arsyeshme.