• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk

Programi i realizuar i punës

UPRAVEN_ODBOR__73_sednica__4.10.2010_067____401944905NGA PUNA E KËSHILLIT DREJTUES: TRI SEANCA TË MBAJTURA

Gjatë muajit nëntor të këtij viti është mbajtur seanca e 73-të e Këshillit drejtues, në të cilën janë sjellë dy rregullore: Rregullore për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për organizimin dhe mënyrën e udhëheqjes së kontabilitetit në Fondin e SPIM-së. Rregulloren për mbrojtjen e të dhënave të Fondit të SPIM-së e arsyetoi ndihmësja e drejtorit Sonja Baçovska, ndërsa lidhur me rregullat për ndryshimin dhe plotësimin e kësaj rregulloreje me të cilën zbatohet harmonizimi i dispozitave për masa teknike dhe organizative të sigurimit të konfidencialitetit, mbrojtjes dhe përpunimit të të dhënave individuale, ndihmësi i drejtorit Trajko Premçeski theksoi se ekzistojnë tri nivele të harmonizimit – paraqitja e mbrojtjes në kornizat juridike, shfrytëzimi nga ana e poseduesve të të dhënave dhe shkëmbimi i të dhënave në rrjetin e telekomunikimit.

Arsyetim të shkurtër për Informacionin e gjendjes financiare të Fondit të SPIM-së për periudhën janar-shtator të vitit 2010 parashtroi ndihmësja e drejtorit Sonja Baçovska. Për shkallën e reduktuar të kontributit – pohoi ajo, se shkaktohet deficit si pasoj e mosplotësimit të të dalave, Fondi është në koordinim të përhershëm me MPPS-në dhe institucionet tjera. Rreth kësaj çështjeje është diskutuar një kohë të gjatë dhe tani është në rrjedhë e sipër të bisedimeve, gjegjësisht është në kuadër të Ligjit për kontribute nga sigurimi i detyrueshëm social .

Pas miratimit të Informacionit për harmonizimin e pensioneve dhe për nivelin e arritur të të ardhurave pensionale në vitin 2010, në seancën e njëjtë Këshilli drejtues solli Vendimin për emërimin e Komisionit të konkursit për zbatimin e procedurës për emërimin e zëvendës drejtorit të Fondit të SPIM-së, si dhe Vendimin për shpallje të konkursit për emërim të zëvendës drejtorit të Fondit të SPIM-së. Për anëtarë të Komisionit të konkursit ishin zgjedhur Shenasi Aliu dhe Boban Jakimoviq, ndërsa për kryetar Lubica Nikollovska.

Gjithashtu, në seancën e 73-të Këshilli drejtues solli edhe tre vendime, edhe atë: Vendimin për emërimin e Komisionit për regjistrimin e pronës së Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë dhe shtëpive për jetesë, si objekte të veçanta ndërtimore dhe klubet për pushim dhe rekreacion të shfrytëzuesve të pensionit me të cilët qeveris Fondi me gjendje më 31 dhjetor të vitit 2010, Vendimin për shfrytëzim të përkohshëm të pasurisë së tundshme – pajisjeve kompjuterike për nevojat e pagesës së integruar të kontributeve sociale dhe tatim personal të Ministrisë së financave – Drejtoria e të hyrave publike dhe Vendimin për vërtetimin e pushimit të nevojës për shfrytëzimin e pasurisë së tundshme –softuer për pagesë të integruar të kontributeve sociale dhe tatim personal.

Në fillim të muajit dhjetor është mbajtur edhe seanca e 74 e Këshillit drejtues. Pas një fjalimi të shkurtër hyrës të ndihmëses së drejtorit Sonja Baçovska, Këshilli drejtues njëzëri miratoi Informacionin për shitjet e zbatuara të aksioneve dhe pjesëve të Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë të zbatuar në nëntor të vitit 2010. Me këtë Informacion, pohoi Baçovska se do të informohet Qeveria e RM-së. Dinamika dhe mënyra e shitjes zhvillohet në mbështetje të Konkluzioneve të Qeverisë së RM-së për shitjen e aksioneve dhe pjesëve që i posedon Fondi i SPIM-së në mbështetje të Ligjit për transformimin e sipërmarrjeve me kapital shoqëror, ndryshimet e nenit 172-a nga Ligji për sigurim pensional dhe invalidor të Maqedonisë, Rregullorja për procedurën e shitjes së aksioneve dhe pjesëve nga gjithsej kapitali i arritur në bazë të transformimit të sipërmarrjeve me kapital shoqëror dhe Kriteret për shitjen e aksioneve të arritura në bazë të transformimit të sipërmarrjeve me kapital shoqëror.

Më 15 dhjetor të vitit 2010 është mbajtur seanca e 75-të e Këshillit drejtues të Fondit të SPIM-së. Në këtë seancë Këshilli drejtues për shkak skadimit të mandatit të kryetarit të mëhershëm Angel Maksimov, njëzëri për kryetar të ri të Këshillit drejtues zgjodhi Aco Stojanovin. Duke lëshuar vendin si kryetar, Angel Maksimov u falënderua për bashkëpunimin e ndershëm dhe principiel me ekipin e menaxhimit dhe Shërbimin profesional të Fondit të SPIM-së. Shkurtimisht, Maksimov në fjalimin e tij të lamtumirës ju përkushtua të gjitha përfitimeve dhe përparimit të punës së Fondit, që dolën nga puna kualitative e të dy garniturave, anëtarë të Këshillit drejtues në bashkëpunim të përhershëm me Menaxherët e

Fondit të SPIM-së dhe shërbimet profesionale. Janë bërë dy hapa të mëdhenj përpara – theksoi Maksimov, shërbimet profesionale të Fondit, Qendra dhe Filiali – Shkup u shpërngulën në objektin e ri, me çka u fituan kushte objektive për punë më kualitative dhe profesionale të punonjësve në Fond si shërbyes të qytetarëve. Është zbatuar reformë administrative, ndërsa automatizimi i proceseve afariste të sistemit pensional nga fushëveprimi i kompetencave ligjore të Fondit ofrohet drejt plotësimit të tij.

Pas fjalimit të kryetarit të Këshillit Angel Maksimov, drejtori gjeneral i FSPIM-së Isni Jakupi shprehi kënaqësinë për punën e tij të suksesshme duke i dëshiruar shëndet dhe suksese të mëtutjeshme, me çka Këshilli drejtues solli Vendimin për shkarkimin e zëvendësit të drejtorit të FSPIM-së, ndërsa me Propozim të Komisionit të konkursit menjëherë u soll edhe Vendimi për emërimin e zëvendësit të drejtorit. Për zëvendës të drejtorit të Fondit, Këshilli drejtues njëzëri emëroi Marija Kojzekliskën.