• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk

Prezantohen shërbimet elektronike për qytetarët në Portalin uslugi.gov.mk. Kërkesa për realizimin e së drejtës së pensionit të pleqërisë tani e tutje do të mund të dorëzohet në mënyrë elektronike

Drejtori i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, Nikolla Memov, sot mori pjesë në konferencën “Portali kombëtar për shërbime elektronike: pamje e re, shërbime të reja elektronike” organizuar nga Ministria e Transformimit Digjital.

Në konferencë u prezantuan shërbimet e reja elektronike që janë vendosur në portalin uslugi.gov.mk nga Fondi për Sigurimin Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Kulturës, Ministria e Punëve të Brendshme, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe Komisioni Rregullator i Energjetikës.

Me këto shërbime, siç u theksua nga të pranishmit, do të mundësohet që qytetarët të marrin dokumentet në mënyrë elektronike dhe t’i realizojnë të drejtat e tyre shumë më shpejt, me efikasitet dhe pa pritje të panevojshme.

Drejtori i Fondit, Nikolla Memov, tha se portali është një hap shumë i rëndësishëm në modernizimin dhe bashkimin e Maqedonisë në trendet digjitale. Ai theksoi se në periudhën e ardhshme Fondi do të ndërmarrë hapa për modernizimin e sektorit të TI-së, përkatësisht modernizimin e sistemit informativ të Fondit, i cili është i vjetërsuar, Memov shtoi se do të vendoset një sistem i ri TIK, i cili do të sigurojë sigurinë e sistemit informativ dhe sigurinë e bazave të të dhënave. Gjithashtu, siç tha ai, me zgjidhjet e reja do të sigurohet transparencë edhe më e madhe, si dhe qasje në të gjitha shërbimet përmes ueb shërbimeve.

“Duhet të prezantojmë zgjidhje të reja, të cilat janë moderne dhe efikase që kontribuojnë edhe për sigurinë më të mirë dhe mbrojtjen e të dhënave në sistem”, tha drejtori i Fondit Memov.

Ministri për Transformimin Digjital, Stefan Andonovski, gjatë prezantimit të Portalit tha se kanë arritur që për një kohë të shkurtër të ridizajnojnë portalin, për të bërë zgjidhjeje të reja për qasje më të lehtë në shërbime dhe të ofrojnë për momentin më shumë se 100 shërbime për qytetarët me qasje më të shpejtë dhe më të lehtë në to. Ai theksoi se digjitalizimi do të zvogëlojë mundësinë e korrupsionit, si prioritet i qeverisë.

Ndryshe, përmes portalit të ri uslugi.gov.mk, qytetarët mund t’i marrin këto 13 shërbime të reja nga Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë së Veriut:

 Kërkesë për realizimin e të drejtës së pensionit të pleqërisë

(me plotësimin e kushteve për pension pleqërie paraqitet kërkesa, pra aplikimi në portal, bashkëngjiten provat e nevojshme, kërkesa vjen në aplikimin elektronik të Fondit, zhvillohet procedura dhe sillet aktvendim, me të cilën njihet e drejta dhe të njëjtën shfrytëzuesi i pensionit e merr nga portali.)

  1. Kërkesë për dhënie të aktvendimit për përcaktimin e cilësisë të të siguruarit – punëtorë të dërguar jashtë vendit

(shërbim që aplikohet në portalin për përcaktimin e cilësisë të të siguruarit i cili dërgohet  për të punuar jashtë vendit)

3.Kërkesë për dhënie të aktvendimit për përcaktimin e cilësisë të të siguruarit –  të punësuar jashtë vendit  

(shërbim që aplikohet në portalin për shkak të përcaktimit të cilësisë së të punësuarit jashtë vendit)

  1. Kërkesë për dhënie të aktvendimit për përcaktimin e cilësisë të të siguruarit – persona zyrtarë klerik

(shërbim me të cilin bëhet aplikimi për shkak të përcaktimit të cilësisë së personit zyrtar klerik që detyrohet të paguajë kontribut)

  1. Kërkesë për dhënie të aktvendimit për përcaktimin e cilësisë të të siguruarit

bujk individual

(shërbim me të cilin bëhet aplikimi për shkak të përcaktimit të cilësisë së bujkut individual që detyrohet të paguajë kontribut)

sigurim i vazhduar

(shërbim me të cilin bëhet aplikimi për shkak të përcaktimit të cilësisë të të siguruarit të cilit i pushon marrëdhënia e punës, për shkak se e shoqëron bashkëshortin jashtë vendit, apo në shkollim… me të cilin detyrohet me pagesë të kontributit obliguesi te i cili është i punësuar bashkëshorti që e shoqëron)

  1. Kërkesë për dhënie të konstatimit, vlerësimit dhe të mendimit për të drejtat nga Ligji për marrëdhënie pune

 (shërbim me të cilin bëhet aplikimi në portal, bashkëngjiten provat e nevojshme dhe dokumentacioni mjekësor. Kjo kërkesë vjen në aplikimin elektronik të Fondit dhe pas procedurës së kryer shfrytëzuesi merr njoftim nëpërmjet portalit.)

  1. Sjellja e konstatimit, vlerësimit dhe mendimit në pajtim të dispozitave nga Ligji për punësimin e personave me invaliditet

 (aplikim në portal, bashkëngjitje të provave të nevojshme. Kjo kërkesë vjen në aplikimin elektronik të Fondit dhe pas procedurës së kryer shfrytëzuesi merr aktvendim si dokument përfundimtar nga portali.)

  1. Vërtetim për pensionet e paguara në periudha

(shërbim me të cilin bëhet aplikimi në portal për shkak të marrjes së vërtetimit që përmban të dhëna nga evidenca e Fondit për nevojat e institucioneve të tjera dhe realizimin e të drejtave të tjera, e njëjta shkarkohet nëpërmjet portalit.)

  1. Vërtetim për pensionet e paguara dhe mbajtjet e realizuara nga pensioni

  1. Pasqyrë e tatimit mbi të ardhurat e llogaritura dhe të paguara për pensionet e paguara

  1. Vërtetim i llogarisë bankare

(pas marrjes së aktvendimit me të cilin është realizuar e drejta e pensionit, bëhet aplikimi në portal për këtë vërtetim për të hapur një llogari në të cilën do të paguhet pensioni dhe ky vërtetim shkarkohet nga portali.)

  1. Vërtetim për shfrytëzuesin e pensionit pa të dhëna mbi shumën e pensionit

 (shërbim me të cilin bëhet aplikimi në portal për shkak të marrjes së vërtetimit që përmban të dhëna nga evidenca e Fondit për nevojat e institucioneve dhe realizimin e të drejtave të tjera, e njëjta shkarkohet nëpërmjet portalit.)

Krahas shërbimeve të mësipërme, Fondi ka përgatitur shërbimet e mëposhtme të cilat janë në fazë testimi dhe që do të vihen në përdorim në periudhën e ardhshme:

  1. Kërkesë për realizimin e të drejtës së pensionit familjar

(aplikohet në portal, bashkëngjiten provat e nevojshme dhe kërkesa me provat vjen në aplikimin elektronik të Fondit dhe pas procedurës së kryer dhe sjelljes së aktvendimit, e njëjta merret nga portali).

  1. Kërkesë për realizimin e të drejtës së pensionit invalidor

  1. Kërkesë për realizimin e së drejtës për kompensim në të holla për dëmtim trupor

(aplikohet në portal, bashkëngjiten provat e nevojshme dhe kërkesa me provat vjen në aplikimin elektronik të Fondit, pas procedurës së kryer dhe sjelljes së aktvendimit si rezultat përfundimtar, e njëjta merret nga portali).

  1. Dhënia e aktvendimit duplikat

(aplikohet në portal për marrjen e aktvendimit duplikat nëse keni humbur origjinalin, ndërsa ka nevojë për realizimin e të drejtave të tjera).