Prej nesër 25.02.2021 (e enjte) fillon pagesa fazore e pensioneve të shkurtit. Fondi i sigurimit pensional dhe invalidor i Maqedonisë së Veriut informon se, pensionet do të paguhen para kohe dhe në faza, me qëllim që të mundësohet mbrojtje më e madhe e pensionistëve në kushtet e rrezikut nga koronavirusi KOVID-19.
Marrja e pensioneve nëpërmjet filialeve dhe ekspoziturave të bankave për pensionistët të cilët nuk përdorin kartela do të realizohet në katër grupe, sipas lartësisë së pensionit:
Pensionistët të cilët përdorin kartela të lidhura me llogarinë në të cilën transferohet pensioni, paratë mund t’i tërheqin prej 25 shkurt (e enjte). Ata mund të tërheqin pensionin nga bankomati, t’i shfrytëzojnë mjetet e pagesës në rrjetin tregtar ose për pagesa elektronike.
Procesimi fazor i pensioneve do të mundësojë zbatimin e rekomandimeve dhe masave për parandalimin dhe përhapjen e virusit, duke pasur parasysh që pensionistët si grup moshë janë më të prekshmit.
Fondi i sigurimit pensional dhe invalidor i Maqedonisë së Veriut vë në dukje faktin se, pensionet janë të sigurta në llogaritë e shfrytëzuesve, sistemi pensional është i qëndrueshëm dhe funksionon pa probleme.
Apelojmë që pensionistët të respektojnë orarin e pagesave, sepse pagesa fazore bëhet me qëllim që të zvogëlohet mbingarkesa para bankave dhe mundësitë për rrezikimin e shëndetit personal dhe publik.
Ju rikujtojmë detyrimin për mbajtjen e pajisjes mbrojtëse personale e cila mbulon zonën e hundës dhe gojës si dhe mbajtjen e një distance kur prisni në radhë përpara dhe brenda në bankë.