• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk

Lajmerime

Mësimdhënia praktike e studentëve dhe shkëmbimi i përvojave në fushën e sigurimit pensional dhe invalidor në fokus të Memorandumit për bashkëpunim ndërmjet Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor dhe AUE-FON, që u nënshkrua sot

Drejtori i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Memov dhe drejtoresha e AUE-FON, Sezen Canoska, nënshkruan Memorandum bashkëpunimi me qëllim të bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e arsimit, trajnimit dhe shkëmbimit të përvojave në disa fusha profesionale dhe shkencore.

Më tepër

Rritja ekonomike në vend është e vetmja masë ekonomikisht e qëndrueshme për stabilizimin e Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, tha drejtori i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, Nikolla Memov në emisionin “Biznes 21” në TV21

Drejtori i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Memov, ishte i ftuar në “Biznis21” në TV 21. I pyetur se cili është qëndrimi në lidhje me propozimin e Këshillit Fiskal për rritjen e kufirit të moshës për pension në 67 vjet dhe rritjen e normës së kontributit për sigurim pensional, Memov fillimisht theksoi se krahasimi i sistemeve pensionale në vende të ndryshme është i papërshtatshëm, sepse kushtet në të cilat funksionojnë sistemet janë të ndryshme.

Më tepër

Efikasiteti në punën e Fondit të sigurimit pensional është prioritet për arritjen e qëllimit – shfrytëzues të kënaqur të shërbimit

Drejtori i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, Nikolla Memov, sot është takuar  me Kiril Minovski, drejtor i Projektit për përgatitjen e Studimit të Fizibilitetit për Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut, i financuar nga Banka Botërore.

Më tepër

U nënshkrua Memorandum për Bashkëpunim ndërmjet Arkivit Shtetëror dhe Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor

Drejtori i Arkivit Shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut, Dr. Natasha Kotlar dhe Nikolla Memov nënshkruan Memorandum për bashkëpunim me qëllim zgjerimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e mbrojtjes dhe shkëmbimit të të dhënave për personat e siguruar që do të realizojnë të drejtën e sigurimit pensional dhe invalidor. 

Më tepër

Këshilli Drejtues i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor zgjodhi Jasmina Vukiqeviq për kryetare të Këshillit

Këshilli Drejtues i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë së Veriut,   për kryetare të Këshillit zgjodhi  Jasmina Vukiqeviq.

Këshilli  Drejtues miratoi Vendim me të cilin për u.d. zëvendësdrejtor të Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut, zgjodhi Fuad Halimin.

Më tepër

NË ZAGREB U MBAJTËN DITË KËSHILLIMI PËR TË DREJTAT E SIGURIMIT PENSIONAL DHE INVALIDOR

Zbatimi i nenit 50 të Marrëveshjes për Sigurim Social ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kroacisë ishte tema e diskutimit në takimin e mbajtur në Zagreb në nivel të organeve ndërlidhëse të Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut dhe Entit Kroat për Sigurim Pensional.

Më tepër

KËSHILLI PËR ZBATIMIN E PROJEKTIT PËR ADMINISTRIMIN E SIGURIMIT SOCIAL MBAJTI SEANCËN E DYTË

Drejtori i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, Nikolla Memov, sot mori pjesë në punën e Këshillit për monitorimin e zbatimit të Projektit për Administrimin e Sigurimit Social (SIAP), i cili mbajti seancën e dytë.

Më tepër

BASHKËPUNIMI I PROJEKTEVE ME BANKËN BOTËRORE DO TË NDIHMOJË NË MODERNIZIMIN E FONDIT TË SIGURIMIT PENSIONAL DHE INVALIDOR, THA DREJTORI NIKOLLA MEMOV

Drejtori i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Memov, u takua me Misionin e Bankës Botërore për Implementimin e Projektit SIAP dhe Politikën Pensionale të udhëhequr nga Zoran Anushiq dhe Manuella Sofia Stankulesku.

Më tepër

FONDI I SIGURIMIT PENSIONAL DHE INVALIDOR DO TË TRANSFORMOHET NË NJË INSTITUCION MODERN DHE TË RESPEKTUESHËM QË DO T ‘I PËRGJIGJET NEVOJAVE TË TË SIGURUARVE

Drejtori i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, Nikolla Memov, duke iu drejtuar platformës në Qeveri – “100% të përkushtuar në ty” e dedikuar sektorëve socialë dhe shëndetësorë, vuri në dukje se:

Më tepër

DREJTORI I FONDIT TË SIGURIMIT PENSIONAL DHE INVALIDOR I MAQEDONISË, NIKOLLA MEMOV U TAKUA ME PËRFAQËSUESIT E KOMPANIVE TË SIGURISË KIBERNETIKE NGA IZRAELI

Drejtori i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, Nikolla Memov, realizoi takime Tet a Tet me përfaqësues të kompanive BGProtect Ltd, TripleP - Cyber ​​​​Security Experts, CYFOX dhe KELA CYBECS nga Izraeli në fushën e sigurisë kibernetike gjatë vizitës së tyre në vendin tonë.
Më tepër