• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk

Lajmerime

DITËT NDËRKOMBËTARE TË KËSHILLIMIT

Më 14 dhe 15 nëntor të vitit 2019, në Shkup, në Fondin e sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut, në Rr. “23 Oktomvri” nr.11, do të mbahen ditët e rregullta të këshillimit ndërmjet përfaqësuesve të Fondit të SPIMV-së dhe Fondit republikan të SPI-së, Republika e Serbisë ku qytetarët do të marrin këshilla për të drejtat e tyre të sigurimit pensional dhe invalidor që rrjedhin nga zbatimi i Marrëveshjes për sigurim social e lidhur midis dy vendeve. Në Ditët ndërkombëtare të këshillimit do të këshillojnë ekspertë nga të dy bartësit e sigurimit socia, përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes për sigurim social dhe konsultimet do të jenë falas. Luten qytetarët që me vete të sjellin dëshmitë e sigurimit dhe dokumentet e tyre personale. Të gjitha palët e interesuara mund të telefonojnë në këtë numër: 02/15215 për të caktuar termin.  
Më tepër

LAJMËRIM MBI HARMONIZIMIN E PENSIONEVE PREJ 1 KORRIKUT TË VITIT 2019

  Në mbështetje të nenit 3 të Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor (Gazeta zyrtare e RMV 245/2018) dhe njoftimi mbi lëvizjet e shpenzimeve për jetë në RMV (Gazeta zyrtare e RMVnr.140/2019), pensionet e realizuara deri 30.06.2019, prej 1 korrikut të vitit 2019 harmonizohen për 0,4% 
Më tepër

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA PËR SHKËMBIM ELEKTRONIK TË TË DHËNAVE NGA FUSHA E SIGURIMIT PENSIONAL DHE INVALIDOR NDËRMJET EF/MIO/SPI

Në Mostar, në periudhën prej 4-5 korrik të vitit 2019, u mbajt takim mes përfaqësuesve të Entit Federal MIO/SPI dhe Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut.
Më tepër

LAJMËRIM

Vendimi i Prokurorisë Themelore Publike – Shkup, nga data 31 maj e vitit 2019, me të cilin është vendosur se, nuk ka nevojë për ndjekje penale nga Prokuroria Publike në lidhje me padinë penale të paraqitur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, ndërsa lidhur me parregullsitë e mundshme në funksionimin e shtyllës së dytë pensionale është konfirmim se në Fondin e SPIMV-së nuk është dëmtuar asnjë i siguruar si dhe nuk i janë rrezikuar të drejtat e tij.

Më tepër