• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk

NËNSHKRUHEN MEMORANDUME PËR BASHKËPUNIM NDËRMJET FSPIMV-SË DHE ORGANIZATAVE QYTETARE

U.d. drejtoresha e Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut Biljana Jovanovska, nënshkroi dy Memorandume për bashkëpunim. Njërin me Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut i përfaqësuar nga sekretari i përgjithshëm dr. Sait Saiti dhe tjetrin me Zekir Abdullov nga Organizata Qytetare KHAM nga Dellçeva.

Qëllimi i lidhjes së Memorandumit me Kryqin e kuq është që, nëpërmjet bashkëpunimit dhe ndihmës së ndërsjellë  të sigurohet realizimi i programeve në fushën e dhurimit të gjakut, ndihma e parë si dhe veprimtaria social – humanitare në drejtim të nevojave të pensionistëve.

slika22

Bashkëpunimi me OQ KHAM bazohet në bashkëpunimin dhe ndihmën e ndërsjellë ndërmjet palëve kontraktuese, për të mundësuar informimin në kohë dhe efikas të shfrytëzuesve të pensionit si dhe sigurimin e ndihmës juridike për pensionistët e ardhshëm.

slika1

Të gjitha aktivitetet e parashikuara  në këto Marrëveshje janë në baza vullnetare.

Ky është aktiviteti i parë deri më tani i Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut, i realizuar me organizatat qytetare dhe me të cilin Fondi konfirmon rolin e tij si një institucion përgjegjës shoqëror  që  kujdeset për shfrytëzuesit e tij.

slika21