• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk

Mësimdhënia praktike e studentëve dhe shkëmbimi i përvojave në fushën e sigurimit pensional dhe invalidor në fokus të Memorandumit për bashkëpunim ndërmjet Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor dhe AUE-FON, që u nënshkrua sot

Drejtori i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Memov dhe drejtoresha e AUE-FON, Sezen Canoska, nënshkruan Memorandum bashkëpunimi me qëllim të bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e arsimit, trajnimit dhe shkëmbimit të përvojave në disa fusha profesionale dhe shkencore.

“Nënshkrimi i këtij Memorandumi do të mundësojë bashkëpunim më të madh me Universitetin FON dhe do të kontribuojë që studentët e tij të fitojnë njohuri praktike që do të jenë të dobishme për ta. Besoj se është me rëndësi të veçantë që institucionet arsimore në programet e tyre të jenë në hap me arritjet dhe njohuritë e fundit dhe që studentët të kenë qasje në to, ndërsa mësimi praktik është thelbësore që ata të mund të angazhohen në mënyrë cilësore në procesin e punës në institucionet ose kompanitë ku do të punësohen”, tha drejtori i Fondit, Memov.

Ai shtoi se Fondi do të hapë dyert për studentët e FON-it në mënyrë që ata të fitojnë njohuri praktike në fushën e sigurimit pensional dhe invalidor.

Drejtoresha e AUE – FON, Canoska, tha se si Universitet privat ata kanë mundësi t ‘i përkushtohen secilit student veç e veç dhe t’i sigurojnë arsimin e duhur, si nga aspekti shkencor ashtu edhe nga ai praktik.

“Për ne është me rëndësi të madhe,” – thekson Canoska, që studentët tanë të tregojnë njohuri dhe shkathtësi aty ku do të punojnë, sepse ky është treguesi më i mirë i cilësisë që ne ofrojmë si institucion arsimor. Për këtë arsye ne po ndërmarrim hapa, siç është nënshkrimi i këtij Memorandumi, i cili do t ‘u japë studentëve tanë mundësinë për të pasur një praktikë cilësore dhe mundësinë që të njihen me proceset e punës në Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invalidor.”

Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor dhe AUE – FON do të realizojnë bashkëpunimin nëpërmjet ekspertizës profesionale dhe shkencore për nevojat e Fondit;  angazhimi i ekspertëve nga Fondi në procesin mësimor të AUE – FON për mësimin klinik dhe trajnimin praktik të studentëve, si dhe ndihma e ekspertëve nga AUE – FON gjatë përgatitjes së dokumenteve të planifikimit strategjik dhe programit,  akteve nënligjore dhe akteve të tjera në interes të Fondit.