Sot në Fondin e SPIMV-së, u.d drejtori i Fondit të SPIMV-së Arsim Hasani së bashku me ekipin e tij realizoi takim pune me përfaqësues, konsulentë nga Banka Botërore z. Bojan Shimbov, znj. Ana Krsteska dhe z. Martin Moesinger.
Banka Botërore, në bashkëpunim me FSPIMV-në, Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe Ministrinë e Shëndetësisë, është duke punuar në një projekt për vlerësimin e kujdesit afatgjatë për të moshuarit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Ky projekt synon të rrisë dhe zhvillojë projeksione dhe një kornizë të shpenzimeve të parashikuara për financimin e kujdesit afatgjatë të personave të moshuar në Maqedoninë e Veriut, pasi aktualisht është i ndarë në nënndarje të ndryshme, si dhe të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e financimit të duhur, veçanërisht lidhur me plakjen e ardhshme të popullsisë së përgjithshme në Vend.
Popullsia e moshuar në Maqedoninë e Veriut ka nevojë për mbështetje afatgjatë të kujdesit nga sektorët e shëndetësisë dhe kujdesit social, duke përfshirë mbështetjen në administrimin e multimorbiditeteve. Nisur nga këto pikëpamje, Banka Botërore në bashkëpunim me institucionet e sipërpërmendura në këtë projekt do të vlerësojë statusin e mbështetjes për kujdesin afatgjatë për të moshuarit, ofrimin dhe financimin e tyre në sektorin e shëndetësisë dhe atë social.
Në zhvillimin e procesit të punës së Fondit, u diskutua lidhur me aktivitetet e zbatuara dhe financimin e shtëpive të pensionistëve, me të cilat administron FSPIMV si dhe aktivitetet e planifikuara në të ardhmen.