Prej 1 qershorit të vitit 2016 hyri në fuqi Marrëveshja për sigurim social ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë, të shpallur në “Gazeta Zyrtare të RM-së” nr.38 prej 29.02.2016.
Me zbatimin e Marrëveshjes, rregullohet realizimi i të drejtave të sigurimit për qytetarët e këtyre dy shteteve dhe anëtarët e familjeve të tyre. Marrëveshja përmban dispozita për të drejtat nga sigurimi pensional dhe invalidor, sigurimi shëndetësor dhe mbrojtja e sigurimit shëndetësor në rast të lëndimit në punë dhe sëmundjes profesionale etj.
Marrëveshja është e bazuar në parimet përgjithësisht të pranuara dhe normat e së drejtës ndërkombëtare: trajtimit të barabartë, uniformitetit të vendeve, garancë për të drejtat e realizuara, mbledhja e periudhave të sigurimit të kryera nën legjislacionin e të dyja vendeve gjatë realizimit të drejtës për pension dhe garanca e pagesës të pensionit në qoftë se përfituesi jeton në territorin e vendit tjetër.
Marrëveshja për sigurim social i dedikohet të gjithë personave të cilët në Republikën e Maqedonisë dhe Republikën e Shqipërisë kanë kryer periudha të sigurimit për realizimin e të drejtave të pensionit të pavarur, kur personi i plotëson kushtet për të drejtën e dhënies së pensionit sipas legjislacionit të një pale kontraktuese. Marrëveshja parashikon grumbullimin e periudhave të sigurimit të kryera në dy palët kontraktuese nëse nuk plotësohen kushtet për pension të pavarur vetëm sipas dispozitave juridike të njërës anë kontraktuese, me kusht që periudhat mos të përputhen. Gjithashtu, në mbështetje të dispozitave të Marrëveshjes do të merren parasysh edhe periudhat e sigurimit të kryera në vendin e tretë, të cilët të dyja palët kontraktuese kanë të lidhur marrëveshje për sigurim social në të cilën është e paraparë grumbullimi i periudhave të sigurimit të kryer në vendet e treta.