• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk

Listat e shfrytëzuesve të mbështetjes financiare të publikuara në ueb faqen e Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut

Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë së Veriut, i njofton qytetarët  se, në mbështetje të Ligjit për mbështetje financiare të kategorive të rrezikuara sociale  për përballimin e krizës energjetike, listat e shfrytëzuesve të mbështetjes financiare në mbështetje të këtij ligji janë publikuar në ueb faqen e Fondit.

Mjetet monetare për shfrytëzuesit e mbështetjes financiare për përballimin e krizës energjetike, do të paguhen më datën 13.03.2023.

Në ueb faqen e Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut  janë publikuar  (shfrytëzuesit e pensionit në lartësi jo më shumë se 11.525 denarë në muaj, përkatësisht në lartësi jo më shumë se 14.000 denarë në muaj, si dhe shfrytëzuesit e të drejtës së kompensimit për dëmtim trupor).

Lista publikohet me qëllim që qytetarët të mund të bëjnë kontroll dhe nëse personi nuk është në listë ndërsa vlerëson se i plotëson kushtet si shfrytëzues i së drejtës, mund të paraqesë kundërshtim në Komisionin për vendimmarrje sipas kundërshtimeve për mbështetje financiare pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, brenda tre ditëve nga dita e publikimit të listave të shfrytëzuesve të mbështetjes financiare,

Kundërshtimi mund të dorëzohet përmes arkivit të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale ose përmes e-mailit mtsp@mtsp.gov.mk.

Lista e shfrytëzuesve të mjeteve monetare për mbështetje financiare për përballimin e krizës energjetike do të hiqet nga ueb faqja e Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut pas skadimit të tre ditëve nga dita e publikimit.