• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk

LAJMËRIM PËR PUBLIKUN

Pas artikujve të publikuar në disa media, në lidhje me Raportin e punës së Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut për vitin 2018, të shpallur nga Enti shtetëror për revizion, Fondi jep demantin e mëposhtëm.

Shërbimet profesionale të FSPIMV-së pas marrjes së Raportit përfundimtar të revizorit të autorizuar shtetëror për revizionet e realizuara të një pjese të elementeve të raporteve financiare dhe revizionin e harmonizimit për vitin 2018, me kujdes kanë analizuar citatet e përmbajtura në të njejtin dhe konstatuan se, Raporti i përmban gjendjet objektive të punës së Fondit.

Nga kjo rrjedh se, artikujt e mediave janë jashtë kontekstit me qëllim që të jepet pasqyrë e gabuar e punës dhe reputacionit të Fondit, si një institucion dhe shërbim i rëndësishëm shtetëror për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sipas citateve se, FSPIMV-ja u ka paguar pothuajse 4 milion euro personave të ndjerë, është informacion jo i plotë, pasi që shuma prej 241.604 mijë denarë është një shumë e kërkesave të regjistruara nga viti 2007 përfundimisht me 31.12.2018.

Informojmë se FSPIMV-ja, për tejkalimin e këtij problemi, në vitin 2016 nënshkroi një Marrëveshje për shkëmbimin elektronik të të dhënave për personat e ndjerë me Drejtorinë për udhëheqjen e librave amë, pikërisht mbi faktin e tejkalimit të këtyre problemeve. Fondi më parë nuk kishte mënyrë tjetër për të marrë të dhëna se, kur personi ka vdekur, nëse anëtari i familjes nuk e paraqet vdekjen ose nuk parashtron kërkesë për pagesën e Fondit solidar.

Në pjesën se, FPSPIMV-ja ka humbur dokumentet e stazhit të mijëra qytetarëve, me çka edhe ka ardhur në pyetje çështja e tyre lidhur me të drejtën e pensionit, nuk e pasqyron pamjen e vërtetë mbi gjendjet në evidentimin amë të Fondit, ku udhëhiqen dhe regjistrohen të dhënat për stazh dhe rrogë duke filluar nga viti 1970 e këtej. Fondi demanton faktin se të dhënat janë humbur, por se, te disa persona të siguruar nuk janë përcaktuar periudhat e sigurimit sepse obligues të caktuar për paraqitjen e të dhënave nuk e kanë përfunduar obligimin ligjor për dorëzimin e të njëjtave në vitin aktual për vitet paraprake. Gjithashtu të njëjtit nuk e kanë dorëzuar dokumentacionin nga fusha e punës në arkivin shtetëror të RMV-së. Ky është një numër i vogël dhe nuk ka nevojë për shqetësim tek të siguruarit. Me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit të sigurimit pensional dhe invalidor në vitin 2015 Fondi është i obliguar që dy herë në vit të dorëzojë pasqyrë të të dhënave në evidnecën amë deri te të gjithë të obliguarit për paraqitjen e të dhënave. Në këtë mënyrë çdo person i siguruar ka qasje në të dhënat e tij dhe në rast të të dhënave jo të sakta dhe të paplotësuara në kohë e rregullon stazhin, ndërsa jo para se të realizojë kushtin e pensionit.

Fondi në punën e tij rrjedhëse kujdeset për realizimin e të drejtave të sigurimit pensional dhe invalidor dhe nuk ka nevojë për dezinformata të cilat krijojnë vetëm frikë dhe pasiguri tek qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.