Këshilli Drejtues i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë së Veriut mbajti seancën e dhjetë në të cilën u shqyrtuan dhe miratuan: Plani vjetor i punës së Fondit për vitin 2025, Programi dhe plani i punës së Këshillit Drejtues të Fondit për vitin 2025, Plani vjetor për furnizime publike për vitin 2025, si dhe Vendimi për lartësinë e maksimumit të arkës. Gjithashtu u shqyrtuan edhe Informacioni për shtëpinë e pensionistëve në Prilep dhe Informacioni mbi gjendjet me mospagesat e kontributeve për sigurimin pensional dhe invalidor.
Drejtori i Fondit, Nikolla Memov, në fillim të seancës i njoftoi anëtarët e Këshillit Drejtues për aktivitetet e funksionimit aktual të Fondit. Ai theksoi se hyrja e mjeteve nga kontributet në fund të vitit ka qenë në përputhje me pritshmëritë, gjë që mundëson kryerjen e pandërprerë të punëve në Fond. Drejtori Memov foli edhe për furnizimet publike, realizimi i të cilit po bëhet në përputhje me Planin. Ai gjithashtu i njoftoi anëtarët e Këshillit Drejtues për aktivitetet rreth regjistrimit për vitin 2024. Kryetarja e Këshillit Drejtues, Jasmina Vukiçeviq tha se puna në vitin e kaluar ka qenë e suksesshme dhe pret që të vazhdoj edhe këtë vit. Ajo vlerësoi se dokumentet e përgatitura për punën në vitin 2025 janë në përputhje me dispozitat ligjore dhe pasqyrojnë kompetencat e Fondit dhe të Këshillit Drejtues.