• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk

Këshilli Drejtues i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor  miratoi Raportin nga regjistrimi i kryer i pronës së Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonsë së Veriut

Këshilli Drejtues i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor mbajti seancën e dymbëdhjetë, në të cilën u miratua Raporti nga regjistrimi i kryer i pronës së Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë së Veriut me gjendje më 31.12.2024 me propozim – vendime.

Në seancë, drejtori i Fondit, Nikolla Memov, fillimisht informoi anëtarët e Këshillit për aktivitetet e ndërmarra. Ai tha se është bërë pagesa e rregullt e pensionit për muajin janar. Memov gjithashtu informoi se është marrë pëlqimi nga Ministria e Financave për angazhimin me kontratë për pesë mjekë specialistë në Komisionin për vlerësimin e aftësisë për punë të Fondit. Ai theksoi se kjo do të mundësonte zgjidhjen më të shpejtë të lëndëve si dhe realizimin më të shpejtë të të drejtave mbi atë bazë.

Kryetarja e Këshillit Jasmina Vukiqeviq tha se nga raporti shihet që është bërë punë e gjerë, gjë që pasqyron gjendjen në Fond. Ajo thekson se është bërë mirë që kësaj radhe në përgatitjen e Raportit për regjistrim janë marrë parasysh rekomandimet nga Enti Shtetëror për Revizion.

Këshilli Drejtues miratoi dhe Propozim – vendimin mbi autorizimin e personаve për nënshkrim të plotfuqishëm dhe të disponuarit me mjetet në xhiro – llogaritë e Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut.