• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk

Këshilli Drejtues i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor miratoi Llogarinë përfundimtare të Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut për vitin 2024

Këshilli Drejtues i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor mbajti seancën e trembëdhjetë  në të cilën u miratua Llogaria përfundimtare e Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut për vitin 2024. Për Llogarinë përfundimtare është konstatuar se në vitin 2024 Fondi ka realizuar të hyra të përgjithshme në shumë prej 115.695,98 milionë denarë dhe shpenzime të përgjithshme në shumë prej 115.250,66 milionë denarë. Bilanci i mjeteve është pozitiv dhe arrin në 445,32 milion denarë. Me ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut dhe Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024, Fondi në tërësi dhe në kohë ka kryer të gjitha aktivitetet në përputhje me ligjin, përkatësisht rregullisht dhe në kohë janë paguar pensionet në javën e parë të muajit, si dhe kontributet për sigurimin shëndetësor për shfrytëzuesit e pensioneve dhe pagesën e shpenzimeve për Shërbimin Profesional të Fondit.

Në seancë, drejtori i Fondit, Nikolla Memov, informoi anëtarët e Këshillit mbi aktivitetet e ndërmarra në periudhën nga seanca e mëparshme deri në seancën e fundit të Këshillit. Ai tha se është lidhur një marrëveshje për shkëmbimin e të dhënave në fushën e sigurimit pensional dhe invalidor me Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Malit të Zi, e cila do të kontribuon në përmirësimin e realizimit të të drejtave në këtë fushë të shfrytëzuesve në të dy vendet. Memov gjithashtu informoi anëtarët e Këshillit Drejtues për takimin me Misionin e FMN-së.

Këshilli Drejtues shqyrtoi edhe Informacionin për përcaktimin e stazhit të sigurimit – “Blerja e stazhit”.