• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk

INFORMACION PËR PAGESËN E RREGULLT DHE NË KOHË TË PENSIONEVE

Fondi i sigurimit pensional dhe invalidor i Maqedonisë së Veriut si një institucion  që u shërben qytetarëve në  kohën e pandemisë së shkaktuar me virusin KOVID-19 dhe shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut, pa pengesa ka kryer shërbimet dhe obligimet/detyrat e tij, veçanërisht në pjesën e pagesës së rregullt të pensioneve për përfituesit e pensionit të cilët jetojnë  në Vend dhe jashtë tij.

Fondi i SPIMV-së përpunoi me kohë të dhënat për pagesën e pensioneve për muajin mars, prill dhe maj të vitit 2020 dhe i dërgoi ato në të gjitha bankat afariste me qëllim që  pagesa e pensioneve  të kryhet në kohë, në mbështetje me konkluzionet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në periudhën nga muaji mars deri në maj të vitit 2020, në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme, Fondi i SPIMV-së  vazhdoi me pagesën e rregullt të pensioneve për përfituesit të cilët nuk përdorin kartela,  kështu që pagesa është bërë në katër grupe sipas lartësisë së pensionit.

Numri i përfituesve të pensioneve për muajin maj të vitit 2020 arrin  315.800 pensionistë.

Në mbështetje të Konkluzionit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut  nga seanca e mbajtur më 5 maj  të vitit 2020, Fondi i sigurimit pensional dhe invalidor i Maqedonisë së Veriut vazhdoi me pagesën e pensioneve  për  përfituesit e pensionit  të cilët jetojnë jashtë territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut pa dorëzimin e vërtetimeve për jetë derisa të zgjat gjendja e jashtëzakonshme.

Institucionet kompetente për zbatimin  e marrëveshjeve bilaterale për sigurim shoqëror do të njoftohen në mënyrë reciproke  për kohëzgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme, me çka vërtetimet për jetë  do të dorëzohen detyrimisht nga përfituesit e pensionit brenda 30 ditëve nga përfundimi i gjendjes së jashtëzakonshme në shtetin në të cilin jetojnë nëpërmjet postës  sikurse deri më tani.

Fondi i sigurimit pensional dhe invalidor i Maqedonisë së Veriut  njofton  publikun dhe përfituesit e pensionit  se, pagesa e pensioneve do të bëhet rregullisht, kështu që nuk ka nevojë për  shqetësim.