• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk

Fondet e Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë dhe Malit të Zi do të realizojnë shkëmbimin e të dhënave në mënyrë elektronike

Drejtorët e Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut dhe Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Republikës së Malit të Zi, Nikolla Memov dhe Vlladimir Drobnjak, nënshkruan Marrëveshje për shkëmbimin e të dhënave në fushën e sigurimit pensional dhe invalidor.

Kjo marrëveshje, siç është thënë, do të kontribuojë në përmirësimin e realizimit të të drejtave në këtë fushë të shfrytëzuesve në të dy vendet. Marrëveshja parashikon shkëmbimin elektronik të të dhënave për faktin e vdekjes së shfrytëzuesve të të drejtave nga sigurimi pensional dhe invalidor dhe rregullon qëllimin, mënyrën e shkëmbimit, fushëveprimin dhe llojin e të dhënave të shkëmbyera dhe menaxhimin, si dhe mbrojtjen e tyre.

Drejtori i Fondit të SPIMV-së, Memov, tha se ky është një hap përpara në bashkëpunim, ndërsa kjo në të ardhmen mund të zgjerohet duke shkëmbyer të dhëna të tjera në interes të të dy Fondeve.

Drejtori i Fondit të SPI të Malit të Zi, Drobnjak, theksoi se është shumë e rëndësishme që të krijohet një bashkëpunim i tillë dhe mirëpriti iniciativën e Fondit Maqedonas për nënshkrimin e Marrëveshjes.

Gjithashtu u nënshkrua Protokolli Teknik për zbatimin e Marrëveshjes dhe u caktuan personat e kontaktit për komunikim të pandërprerë dhe në kohë për të gjitha çështjet e trajtuara prej të njëjtit.