Për pagesën e pensioneve në vitin 2025 do të shpenzohen 2,195 miliardë euro, nga të cilat 1,55 miliardë priten nga kontributet e paguara nga punonjësit, ndërsa thesari i shtetit do të ndihmojë me 570 milionë euro.
“Para për pensionet do të ketë, ndërsa deficiti i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor është në rënie,” tha drejtori i SPIMV-së Nikolla Memov në një konferencë me gazetarët.
“Qytetarët të jenë të sigurtë se do të sigurohen mjetet për pensione. Deficiti buxhetor është stabilizuar dhe do të jetë 27 për qind”, tha ai.
Menaxhmenti i ri do t’i propozojë Qeverisë dhe Ministrisë së Politikës Sociale masa afatshkurtra dhe afatmesme për stabilizimin e buxhetit për pagesën e pensioneve.
“Ne presim që të ardhurat bazuar në pagesën e kontributeve deri në fund të vitit të rriten dhe deficiti të stabilizohet,” tha Memov në konferencën e sotme me gazetarët në hapësirat e Fondit pensional.
SPIMV planifikon të paguajë 105 miliardë denarë, përkatësisht 1.7 miliardë euro në bazë të pensioneve, ndërsa në shtyllën e dytë pensionale do të transferohen 15.6 miliardë denarë, apo rreth 250 milionë euro.
Nga 18.8 për qind, aq sa janë kontributet për sigurim pensional dhe social, të cilat i paguajnë të siguruarit, 12,8% destinohen për pagesën e pensioneve, ndërsa 6% paguhen në shtyllën e dytë pensionale.
SPIMV planifikon të ardhura nga burimet e saja në vlerë prej 80 miliardë denarë, mbi bazën e pagesës në shtyllën e dytë të ardhura prej 15.6 miliardë denarë. Në bazë të akcizës, SPIMV ligjërisht merr 9.18% apo 1.63 miliardë denarë nga gjithsej akcizat e mbledhura të shtetit.
Nga të ardhurat e tjera nga qiratë, aksionet dhe dividendët, SPIMV planifikon të mbledhë 700 milionë denarë.
Gjithsej të ardhurat që SPIMV do të mbledhë si Fond janë 97.93 miliardë denarë.
Nga transferimi i Qeverisë për pagesën e pensioneve priten 35 miliardë denarë apo 580 milionë euro.
Në lidhje me spekulimet për rritje të mundshme të moshës për pension, Memov tha se një propozim i tillë nuk do të dalë nga SPIMV, ndërsa kompetente për këtë çështje është Qeveria.
Për rritjen lineare të pensioneve prej 2.500 denarë, Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë së Veriut për pensionet e shtatorit ka paguar 862 milionë denarë (14 milionë euro) më shumë se muaji paraprak, përkatësisht, për muajin gusht, SPIMV ka paguar 350.000 pensionistë 7.118 miliardë denarë (116 milionë euro), ndërsa për muajin shtator 7.98 miliardë denarë (130 milionë euro).
“Qëllimi kryesor i qeverisë është standardi më i mirë i jetesës për të gjithë qytetarët duke përfshirë edhe pensionistët, dhe zvogëlimi i dallimeve sociale ndërmjet pensioneve më të ulëta dhe më të larta. Në Maqedoni, është pranuar koncepti social – solidar për pensionet”, thotë Memov.
Në konferencë, ai tha se këtë vit, deri më 15 tetor, janë dhënë 19.677 aktvendime për pensione. Drejtori i SPIMV-së gjithashtu theksoi se ka konstatuar një disbalancë të madhe në numrin e të punësuarve në filialet në Maqedoni.
Filialet në pjesët perëndimore dhe veriore të vendit (Shkup, Kumanovë, Tetovë, Gostivar, Kërçovë) janë pothuajse plotësisht të mbushura me punonjës, ndërsa në qytetet e tjera ky numër është nën numrin minimal për funksionimin bazë.
Për shkak të mungesës së punonjësve, shumë filiale nuk mund të zgjidhin në kohë kërkesat e marra për pension, ndaj për momentin janë rreth 3.000 lëndë të pazgjidhura.
Gjithsej në të gjitha filialet duhet të jenë 964 punonjës, ndërsa janë 491. “Problemin me lëndët e pazgjidhura do ta tejkalojmë duke i shpërndarë ato, nga filialet ku nuk ka numër të mjaftueshëm punonjësish në ato ku ka, për të cilat është përgatitur një protokoll për transferimin e lëndëve.
Po ashtu, në Ministrinë e Financave është dorëzuar edhe kërkesë për pëlqim për kthimin në punë të një pjese të punonjësve me kontratë, kontratat e të cilave u ndërprenë më 30 qershor të vitit 2024” – tha drejtori i SPIMV-së, Nikolla Memov, në konferencën e sotme me gazetarët.