• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk

BISEDIME TË SUKSESHME TË FSPIMV-së dhe IKSP-së

Sot, në ditën e dytë të bisedimeve në nivel të organeve ndërlidhëse ndërmjet Fondit të Sigurimit Pensionale dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut dhe Institutit Kroat për Sigurim Pensional, bisedimet vazhduan sipas pikave të rendit të ditës lidhur me zbatimin e Marrëveshjes për Sigurim Social ndërmjet dy vendeve, shkëmbimin e  informacioneve për  zgjidhjen e kërkesave  sipas listës së përgatitur dhe të dërguar nga Enti Kroat për Sigurim Pensional për kërkesat e tyre, shkëmbimin e informacioneve për përfituesit e pensioneve, përfundimin e lëndëve të paazgjidhura pensionale si dhe diskutime mbi reformat në sistemin pensional.

Pas përfundimit të pikave të rendit të ditës, delegacioni u prit nga U.D drejtori i Fondit, Arsim Hasani, i cili njëkohësisht falënderoi anëtarët e të dy delegacioneve për kontributin e dhënë në organizimin e këtyre takimeve të rëndësishme, të cilat kontribuojnë në njohjen e ndërsjellë dhe zgjidhjen e shumë çështjeve të hapura gjatë realizimit të të drejtave të sigurimit pensional dhe invalidor për qytetarët e të dy vendeve.

Në fund të takimit, delegacioni kroat shprehu mirënjohjen e tyre për mikpritjen e Fondit me ftesë për prezencë, në ditët e ardhshme këshillëdhënëse dhe në takimet e punës që planifikojnë t’i mbajnë në fillim të muajit mars të vitit 2024 në Zagreb.