• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk

Bashkëpunimi ndërmjet Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor dhe Lidhjes së Pensionistëve ishte tema e seancës të Bordit Ekzekutiv, ku mori pjesë drejtori i Fondit, Nikolla Memov.

Drejtori i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, Nikolla Memov, ishte i ftuar sot në seancën e Bordit Ekzekutiv të Lidhjes së Pensionistëve të Maqedonisë.

Kryetarja e Lidhjes, Stanka Trajkova, tha se ky takim kishte për qëllim vazhdimin e bashkëpunimit  ndërmjet Fondit dhe Lidhjes së Pensionistëve, të themeluar më herët, si dhe njohjen e anëtarëve të Bordit me situatën në Fond dhe masat e marra nga udhëheqësit e rinj për të përmirësuar punën e tij. Ajo shtoi se në fushën e Fondit solidar bashkëpunimi është i shkëlqyer dhe duhet të vazhdojë kështu edhe në të ardhmen.

Drejtori Memov tha se pas marrjes së detyrës, janë ndërmarrë masa për të organizuar më mirë punën e filialeve që të tejkalohet problemi me lëndët e ngecura për të cilët numri i tyre ndjeshëm është zvogëluar. Ai gjithashtu shtoi se Fondi është duke punuar për masat e propozuara afatshkurtra dhe afatgjata për rritjen e të ardhurave të Fondit dhe uljen e deficitit të cilat do t ‘i dorëzohen Ministrisë së Politikave Sociale, Demografisë dhe Rinisë.

Memov, si prioritet, vuri në dukje digjitalizimin e arkivit dhe modernizimin e sistemit të informacionit të Fondit.

Lidhur me shtëpitë e pensionistëve, të cilat ishin veçanërisht të interesuar anëtarët e Bordit Ekzekutiv të Lidhjes, Memov tha se janë kërkuar mjete për rindërtimin e shtëpisë së pensionistëve “Borec” në Manastir, ndërsa merren masa brenda mundësive financiare për të përmirësuar kushtet në të gjitha shtëpitë e pensionistëve në pronësi të Fondit.

Në fund u konstatua se me bashkëpunim, çiltërsi dhe bashkëbisedim për të gjitha problemet do të mund të kontribuohet në përmirësimin e jetës së pensionistëve dhe rritjen e standardit të tyre.