Shkalla e kontributit për sigurim pensional dhe invalidor arrin 18,8%, ndërsa lartësia është përcaktuar me Ligjin për kontribute nga sigurimi i detyrueshëm social (Gazeta zyrtare e RM-së nr. 247/2018).
FINANCIMI I SIGURIMIT PENSIONAL DHE INVALIDOR
Shkalla e kontributit për sigurim të detyrueshëm pensional dhe invalidor prej 01.01.2020 arrin 18,8%, ndërsa lartësia është përcaktuar me Ligjin për kontribute nga sigurimi i detyrueshëm social(Gazeta zyrtare e RM-së nr.247/18).
GJITHSEJ TË HYRA
Të hyrat e Fondit realizohen nga të hyrat burimore të kontributeve, mjeteve të transferit nga Buxheti i Vendit dhe Agjencisë së Punësimit në bazë të kontributit për sigurim pensional dhe invalidor për persona të papunë të cilët pranojnë kompensim në të holla. Përveç këtyre mjeteve, Fondi realizon të hyra edhe nga akcizat, dividenda dhe nga shitja e aksioneve dhe pjesëve si dhe të hyra tjera.
Gjithsej të hyrat e Fondit në vitin 2022 arrijnë 85.125,23 milion denarë dhe janë të realizuara nga këto burime të financimit:
Të hyrat burimore ( kontribut nga paga dhe kontributi, stazhi i benificuar, kontribut nga personat fizik të cilët në mënyrë të pavarur kryejnë veprimtari dhe të punësuar tek ata, kontribut nga bujq individual dhe nga Agjencia e Punësimit) arrijnë 54.943,42 milionë denarë, edhe atë, 1.444,91 milionë denarë nga akcizat, 28.587,93 milionë denarë nga Buxheti i Vendit, 12,11 milionë denarë nga dividenda dhe 136,86 milion denarë nga të hyra tjera dhe nga shitja e aksioneve dhe pjesëve nuk janë realizuar të hyra.
Mjetet nga kontributet të cilat llogariten nga bruto paga e të punësuarve, në vitin 2022 janë realizuar në shumë prej 52.994,93 milionë denarë.
Mjetet nga Buxheti i Vendit janë realizuar në shumë prej 28.587,93 milion denarë dhe të njëjtat kanë të bëjnë me shlyerjen e obligimeve ligjore, për shpenzimet tranzitive dhe për mbulimin e deficitit rrjedhës.
Të hyrat nga kontributet e të ardhurave , arrijnë 573,96 milion denarë.
Të hyrat nga personat fizikë që kryejnë veprimtari të pavarur dhe të punësuarit tek ata, janë realizuar në shumë prej 1.205,15 milionë denarë.
Të hyrat nga bujqit individualë janë realizuar në shumë prej 165,32 milion denarë.
Të hyrat nga akcizat të arrijnë 1.444,91 milion denarë apo 1,70% nga gjithsej të hyrat.
Nga Agjencia e Punësimit për personat e papunë që pranojnë kompensim në të holla, në vitin 2022 janë realizuar mjete në shumë prej 4,06 milion denarë.
Nga dividenda dhe nga shitja e aksioneve dhe pjesëve në vitin 2022 janë realizuar mjete në shumë prej 12,11 milion denarë.
Nga të hyra tjera në vitin 2022 janë realizuar mjete në shumë prej 136,86 milion denarë.
GJITHSEJ TË DALA
Gjithsej të dalat e Fondit në vitin 2022 arrijnë 87.607,37 milion denarë.
Të dalat e Fondit kanë të bëjnë me: pagesën e pensioneve, transferin e mjeteve për fondet pensionale private, kompensimet nga sigurimi invalidor, vendosja e fëmijëve invalid në konviktdhe dëmtim trupor, kontribut për sigurim shëndetësor të shfrytëzuesve të pensionit, shpenzime të tjera, të dalat kapitale, për blerje dhe rikonstruktim të objekteve afariste dhe kompensimi i Shërbimit profesional të Fondit.
Të dalat për pagesën e pensioneve në vitin 2022 arrijnë 67.569,30 milion denarë apo 77,13% në raport të gjithsej të dalave, nga të cilat për pensionet e rregullta 67.292,57 milion denarë; për pensionet bujqësore 7,43 milion denarë; për pensionet ushtarake 269,30 milion denarë.
Për kontributin e sigurimit shëndetësor të përfitusve të pensionit në vitin 2022 janë paguar mjete në shumë prej 8.607,55 milionë denarë, apo 9,83% në raport të gjithsej të dalave.
Transferi i mjeteve për fondet pensionale private në vitin 2022 arrin 10.825,13 milion denarë.