Drejtori i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, Nikolla Memov, sot ka takuar Harald Fuger, atasheun për çështje sociale, shëndetësi dhe mbrojtje të konsumatorëve në Ambasadën e Republikës së Austrisë në Shkup.
Në fillim të takimit, drejtori Memov theksoi se Konventa Maqedonase-Austriake për Sigurimet Sociale ka një rëndësi të madhe për shfrytëzuesit e përbashkët të pensioneve në realizimin e të drejtave të tyre të sigurimit pensional dhe invalidor.
“Në zbatimin praktik të Konventës deri më tani, nuk ekzistojnë probleme apo çështje të hapura, ndërsa për lëndë të caktuara pensionale ka probleme, të njëjtat tejkalohen duke kontaktuar personat e emëruar nga dy institucionet kompetente,” tha Memov.
Drejtori Memov gjithashtu u ndal edhe në të dhënat statistikore për të drejtat dhe pagesat e realizuara në përputhje me dispozitat e Konventës, përkatësisht për numrin e përgjithshëm të kërkesave të paraqitura dhe të marra për realizimin e së drejtës për pension dhe konfirmimin e stazhit në të dy vendet, si dhe për numrin e përgjithshëm të pensioneve të paguara për shfrytëzuesit e pensioneve maqedonase që jetojnë në Austri deri më 31.12.2024.
Z.Harald tha se shkëmbimi elektronik i të dhënave në fushën e sigurimit pensional dhe invalidor ndërmjet dy fondeve do të kontribuonte në një bashkëpunim edhe më të mirë dhe propozoi lidhjen e një Protokolli për shkëmbimin elektronik të të dhënave.
Drejtori Memov tha se Fondi tashmë ka lidhur marrëveshje për shkëmbimin elektronik të të dhënave me ish-republikat jugosllave.
“Besoj se është e nevojshme nënshkrimi i një Protokolli me Fondin e Republikës së Austrisë, për të cilin në periudhën e ardhshme nga ana jonë do të dorëzohet një draft tekst në gjuhën maqedonase dhe gjermane”, tha drejtori Memov.
Z.Harald Fuger theksoi gatishmërinë e Austrisë për të ndihmuar në shkëmbimin e përvojave në fushën e koordinimit të sigurimit social përkatësisht harmonizimin e legjislacionit me rregulloret ekzistuese të BE-së përmes trajnimeve dhe seminareve.