Në periudhën e kaluar u mbajtën më shumë seanca, në të cilat u shqyrtuan disa çështje aktuale dhe u miratuan vendime të shumta. Në këto seanca u emërua u.d. drejtor Shaip Zeneli dhe zëvendës drejtoreshë në mandatin e saj të dytë, Marija Kojzekliska.
Në njërën nga këta seanca, në gjysmën e dytë të vitit të kaluar është diskutuar për Raportin mbi punën e Fondit të SPIM-së dhe u miratuan disa vendime ndër të cilat Vendimi mbi dhënien e hapësirës afariste me qira për një periudhë më të gjatë se dy vjet. Vendim mbi ndryshimin dhe plotësimin e Planit vjetor për furnizime publike të Fondit në vitin 2015.
Është e rëndësishme të nënvizohet se, në Seancën e trembëdhjetë të KD-së, e mbajtur më 29 qershor të vitit 2015 u miratua Buxheti i Fondit të SPIM-së për vitin 2016, pastaj Plani strategjik i Fondit të SPIM-së për vitin 2016 deri në vitin 2018 si dhe Rregullorja për përmbajtjen e pasqyrës të të dhënave në evidentimin amë të të siguruarve etj.
Në lidhje me punën financiare të Fondit të SPIM-së në vitin 2016, gjatë planifikimit të të hyrave dhe të dalave të Fondit është marrë niveli i obligimeve të Fondit në vitin 2015 dhe obligimet e reja të pritura të Fondit në vitin e ardhshëm që dalin nga zbatimi i SPI, edhe atë: në mbështetje me regulativën ligjore, Programit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, qëllimeve të përcaktuara të Fondit në Planin strategjik për periudhën prej vitit 2016 deri në vitin 2018 si dhe udhëzimeve të KD-së së Fondit për qëllimet dhe detyrat prioritare që duhet të realizohen në punën tonë gjatë vitit 2016. E rëndësisë së veçantë është se, gjatë përpilimit të Buxhetit të Fondit janë marrë parasyshë edhe rekomandimet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për shpenzimin ekonomik dhe racional të mjeteve për të dalat aktuale me qëllim që të arrihet politika e kursimit.
Në njërën nga seancat e KD-së së Fondit të SPIM-së është miratuar Vendimi mbi shitjen e aksioneve të Fondit të SPIM-së në ankandin publik bursar dhe Vendimi mbi ndryshimin e Planit vjetor për furnizime publike të Fondit në vitin 2015. Gjithashtu, anëtarët e KD-së shqyrtuan dhe miratuan Informacionin mbi gjendjen me pagesën e qirasë për hapësirën e dhënë banesore në shtëpitë për jetesë dhe klubet e shfrytëzuesve të pensionit për gjashtë muajt e parë të vitit 2015 si dhe mbi gjendjen me pagesën e qirasë për hapësirën e dhënë afariste në shtëpitë për jetesë dhe klubet për shfrytëzuesit e pensionit në periudhën e nënvizuar, por edhe Informacionin mbi gjendjen me pagesën e kontributeve të prapambetura për sigurim pensional dhe invalidor përfundimisht deri më 31.12.2008 si dhe gjendja aktuale me pagesën e kontributeve për gjysmëvjetorin e parë të vitit 2015 dhe Raportin mbi procedurat e zbatuara për furnizime publike në periudhën janar-qershor të vitit 2015.
Në udhëheqjen kadrovike për zgjedhjen e zëvendësdrejtorit i është përkushtuar Seanca e nëntëmbëdhjetë e KD-së e mbajtur më 19 tetor të vitit 2015. Anëtarët e KD-së pranuan Vendimin mbi ndryshimin e Komisionit të konkursit për zbatimin e procedurës mbi emërimin e zëvendësdrejtorit të Fondit të SPIM-së si dhe Vendimin për shpalljen e konkursit për këtë vend udhëheqës. Lidhur me zgjedhjen e zëvendës drejtorit të Fondit të SPIM-së, kryetarja e KD-së, Jasmina Ivanova, shpjegoi se, në konkurs janë paraqitur 5 kandidatë. Prej tyre, Komisioni i konkursit pas këqyrjes së kryr në dokumentacionin e dorëzuar, propozoi që për zëvendësdrejtor të Fondit të SPIM-së të emërohet Marija Kojzekliska, me çka e njëjta njëzëri u pranua nga anëtarët e KD-së.
Në Seancën e njëzet e dytë të KD-së e cila u mbajt më 11 dhjetor të vitit të kaluar anëtarët e Këshillit drejtues njëzëri sollën Vendimin për emërimin, ushtrues detyre drejtor i Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë të zgjidhet Shaip Zeneli. Te sapoemëruarit u.d. drejtor i Fondit të SPIM-së Zeneli, të pranishmit në seancë i uruan mirëseardhje dhe sukses në punën e ardhshme dhe të përbashkët të Fondit. Pastaj fjalën e mori i sapoemëruari u.d. drejtor i Fondit të SPIM-së, Zeneli, i cili së pari falënderoi besimin e dhënë që pikërisht ai të zgjedhet në këtë funksion të rëndësishëm dhe të përgjegjshëm duke shprehur shpresën për një bashkëpunim të suksesshëm dhe mbështetjen e plotë të anëtarëve të ekipit menaxhues të Fondit.
Më 28 dhjetor të vitit të kaluar u mbajt Seanca e njëzet e pestë e KD-së e kryesuar nga Jasmina Ivanova, kryetare e KD-së, në të cilën seancë është diskutuar mbi këtë rend dite: miratimi i Planit vjetor për punën e Fondit të SPIM-së për vitin 2016, pastaj Vendim mbi sjelljen e Planit vjetor për furnizime publike të Fondit në vitin 2016, ndërsa është shqyrtuar edhe Raporti aktuar për sistemin pensional në Republikën e Maqedonisë me proeksione aktuare, por është diskutuar edhe lidhur me Informacionin mbi rezultatet nga zbatimi i aktiviteteve në pjesën e regjistrimit të të dhënave si dhe për Informacionin mbi mjetet e dedikuara dhe të paguara të Fondit solidar për shfrytëzuesit e ndjerë të pensionit, për periudhën janar-nëntor të vitit 2015 dhe për taksë anëtarësie për antarësim në shoqatat e pensionistëve, përfundimisht me nëntorin e vitit 2015. Vëmendje e veçantë në seancën e KD-së i është përkushtuar Informacionit mbi gjendjet pronësore-juridike me pronën e Fondit të SPIM-së, Informacionit mbi realizimin e Programit për rikonstruimin dhe adaptimin e objekteve afariste të Fondit të SPIM-së dhe Programit për furnizimin e mjeteve themelore në vitin 2015 dhe për nivelin e arritur të zhvillimit të teknologjisë informatike.