• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk

REZULTATET POZITIVE TË PROJEKSIONEVE TË PLANIFIKUARA FINANCIARE

Sot, më 25 tetor të vitit 2023, u mbajt Seanca e nëntëdhjetë e një e Këshillit drejtues të Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut.

Në seancën e Këshillit drejtues u shqyrtuan dhe u miratuan pikat e mëposhtme të rendit të ditës: Informacion mbi gjendjen financiare të Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut për periudhën janar – shtator të vitit 2023, Propozim – vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Planit vjetor për furnizime publike të Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut për vitin 2023, Informacion mbi mjetet e dedikuara dhe të paguara të Fondit solidar dhe Anëtarësim përfundimisht me 30.09.2023, parashikime dhe konkluzione për trendin e pagesës në të ardhmen.

Në fillim të seancës, U.D Drejtori i Fondit, para anëtarëve të KD-së, informoi për angazhimet e punës të ndërmarra me qëllim të përmirësimit të kushteve të vendeve të punës së punonjësve me rindërtimin dhe adaptimin e objekteve afariste të Fondit, rritjen e pagave të punonjësve, pagesën e një pjese të papaguar të regresit dhe kompensimin e Vitit të Ri për vitet e kaluara, lehtësimin e qasjes dhe cilësisë së shërbimeve të palëve dhe aktivitete të tjera të planifikuara për periudhën e ardhshme.

Anëtarët e KD-së diskutuan rreth pikave të cilat edhe u miratuan me konkluzione pozitive, se parashikimet e planifikuara të mjeteve financiare të Fondit për këtë periudhë janë  pozitive dhe në kuadër të të ardhurave dhe shpenzimeve të balancuara të arritura me   buxhetin e parashikuar.