Pensionistët, me pensionin e muajit janar do të marrin pension më të lartë për 2,9%, në bazë të harmonizimit ligjor të pensionit me rritjen e shpenzimeve të jetesës. Sipas njoftimit të Entit shtetëror të statistikës (“Gazeta Zyrtare e RMV-së” nr.7/22) indeksi i shpenzimeve të jetesës në gjysmën e dytë të vitit 2021 në raport me gjysmën e parë të të njëjtit vit arrin 2,9%.
Rritja e pensionit mesatar në vlerë nominale arrin 460 denarë, ndërsa në pensionin minimal 304 denarë.
Harmonizimi i rregullt ligjor i pensionit kryhet dy herë në vit, nga 1 janari dhe 1 korriku i çdo viti sipas përqindjes së rritjes së indeksit të shpenzimeve të jetesës, që siguron ruajtjen e vlerës ekonomike dhe fuqisë blerëse të pensionit.