Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë së Veriut njofton qytetarët se, mjetet monetare për shfrytëzuesit e mbështetjes financiare për përballjen e krizës energjetike do të paguhen më 12.01.2023.
Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë së Veriut, njofton publikun se Mbështetja financiare do të paguhet ndaras nga pagesa e pensioneve.
Pensionistët do të mund të disponojnë me pensionet e muajit dhjetor përmes rrjetit të bankomateve dhe në rrjet tregtar prej datës 27.12.2022, ndërsa pagesa e pensioneve me para të gatshme për pensionistët të cilët nuk shfrytëzojnë kartela do të bëhet në katër grupe sipas renditjes së përpiluar në bazë të lartësisë së pensionit:
Sot, me datën 21 dhjetor të vitit 2022, u mbajt Seanca e shtatëdhjetë e nëntë e Këshillit drejtues të Fondit të SPIMV-së, në të cilën kryetari aktual, Boro Varoshlija dhe zëvendëskryetari i KD-së, Lupço Farmakoski, edhe një herë fituan besimin e anëtarëve dhe u rizgjodhën për kryetar dhe zëvendëskryetar në mandatin e ardhshëm njëvjeçar.
Më datë 15 dhe 16 dhjetor të vitit 2022 në hotelin “Beograd” - Strugë u mbajtën trajnime interaktive për punonjësit në filialet e Fondit të SPIMV-së.
Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë së Veriut me programin dhe planin e punës çdo vit parasheh mjete për rikonstruimin dhe adaptimin e objekteve afariste të Fondit. Kështu, edhe këtë vit u planifikua investimi i mjeteve për rikonstruimin dhe adaptimin e objekteve afariste të Fondit në Qendër, filialet dhe ekspoziturat në Vend, si dhe në shtëpitë për jetesë të shfrytëzuesve të pensionit me të cilat administron Fondi.
Pensionistët do të mund të disponojnë me pensionet e muajit nëntor përmes rrjetit të bankomateve dhe në rrjet tregtar prej datës 29.11.2022, ndërsa pagesa e pensioneve me para të gatshme për pensionistët të cilët nuk shfrytëzojnë kartela do të bëhet në katër grupe sipas renditjes së përpiluar në bazë të lartësisë së pensionit: