Mësimdhënia praktike e studentëve dhe shkëmbimi i përvojave në fushën e sigurimit pensional dhe invalidor në fokus të Memorandumit për bashkëpunim ndërmjet Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor dhe AUE-FON, që u nënshkrua sot
Drejtori i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Memov dhe drejtoresha e AUE-FON, Sezen Canoska, nënshkruan Memorandum bashkëpunimi me qëllim të bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e arsimit, trajnimit dhe shkëmbimit të përvojave në disa fusha profesionale dhe shkencore.