
Fondi i sigurimit pensional dhe invalidor i Maqedonisë së Veriut si një institucion që u shërben qytetarëve në kohën e pandemisë së shkaktuar me virusin KOVID-19 dhe shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut, pa pengesa ka kryer shërbimet dhe obligimet/detyrat e tij, veçanërisht në pjesën e pagesës së rregullt të pensioneve për përfituesit e pensionit të cilët jetojnë në Vend dhe jashtë tij.
Fondi i sigurimit pensional dhe invalidor i Maqedonisë së Veriut zhvilloi një aksion për dezinfektimin e hapësirave në ndërtesën e Fondit, në të gjitha filialet dhe ekspoziturat e Fondit të SPIMV-së si dhe në shtëpitë e pensionistëve.
Fondi për sigurim pensional dhe invalidor i Maqedonisë së Veriut lajmëron qytetarët se per shkak të masave për parandalimin e shfaqjes, zbulimin e hershëm, parandalimin e përhapjes dhe parandalimin e infeksionit të virusit korona Komisioni invalidor pranë Fondit për sigurim pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut nuk do të realizojë kontrollime mjekësore deri më datë 24 Mars të vitit 2020.