
Nga dita e sotme 28.12.2020 (e hënë) fillon pagesa fazore e pensioneve të dhjetorit. Fondi i sigurimit pensional dhe invalidor i Maqedonisë së Veriut informon se, pensionet do të paguhen para kohe dhe në faza, me qëllim që të mundësohet mbrojtje më e madhe e pensionistëve në kushtet e rrezikut nga koronavirusi KOVID-19.
Nga dita e sotme 26.11.2020 (e enjte) fillon pagesa fazore e pensioneve të nëntorit me qëllim që të mundësohet mbrojtje më e madhe e pensionistëve në kushtet e rrezikut nga KOVID-19..
Fondi i sigurimit pensional dhe invalidor i Maqedonisë së Veriut njofton të gjithë shfrytëzuesit e pensionit të cilëve dei tani u është paguar pensioni në llogaritë e transaksionit në Eurostandard bankë SHA Shkup, që nuk do të dëmtohen dhe pagesa e pensionit do tu kryhet me rregull si deri më tani.
Në lidhje me Lajmërimin e Bankës popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Aktvendimit nr.15-20139/1 të datës 12.08.2020, të miratuar nga Guvernatori i BP-së të RMV-së për anulimin e licencës mbi themelimin dhe funksionimin e Eurostandard bankës SHA Shkup, njoftohen të gjithë shfrytëzuesit e pensionit të cilëve u është paguar pensioni në llogaritë e transaksionit në Eurostandard bankë SHA Shkup, që më së voni deri më 21.08.2020 të dorëzojnë njoftim në bankë përmes së cilës dëshirojnë të vazhdojë pagesa e mëtutjeshme e pensionit.