
Obligimi ligjor i Fondit të FSPIMV-së për shpërndarjen e listave të stazhit dhe pagave të të siguruarve përmes e-mail adresës zyrtare të regjistruar në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RQRMV) është realizuar. Për grupin e obliguesve, për të cilët shpërndarja nuk është e suksesshme, është publikuar një fajl i veçantë me identifikues për obliguesit e tillë, NVT, e-mail adresa dhe kopje nga përshkrimi i arsyes të mesazhit kthyes.
Nisur nga fakti se, resurset njerëzore janë parakushti i parë dhe më i rëndësishëm për realizimin e suksesshëm të funksioneve dhe kompetencave themelore të një institucioni, Fondi i SPIMV-së vazhdimisht kujdeset për zhvillimin, përforcimin dhe përmirësimin e kompetencave profesionale të punonjësve të tij.