• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk

NË ZAGREB U MBAJTËN DITË KËSHILLIMI PËR TË DREJTAT E SIGURIMIT PENSIONAL DHE INVALIDOR

Zbatimi i nenit 50 të Marrëveshjes për Sigurim Social ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kroacisë ishte tema e diskutimit në takimin e mbajtur në Zagreb në nivel të organeve ndërlidhëse të Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut dhe Entit Kroat për Sigurim Pensional.

Në takimin e punës janë shqyrtuar në mënyrë individuale lëndët për ripërcaktimin e pensioneve sipas nenit 50 të Marrëveshjes për të cilat procedura ende nuk ka përfunduar si dhe janë shkëmbyer të dhënat dhe dokumentacioni i nevojshëm.

Të dyја palët ranë dakord për mënyrën e tejkalimit të disa çështjeve të caktuara që dalin në zbatimin praktik të Marrëveshjes në raste individuale, me qëllim përshpejtimin e procedurës  për realizimin e të drejtës së pensionit, vërtetimin e stazhit dhe pagesën  e pensionit  kur shfrytëzuesi i pensionit  jeton në palën tjetër kontraktuese.

Gjithashtu u shkëmbyen informacione të nevojshme në lidhje me harmonizimin dhe zgjidhjen e kërkesave për kompensim, në përputhje me të njëjtin nen 50 të Marrëveshjes, me qëllim të përshpejtimit të procedurës për harmonizim  e detyrimeve të  ndërsjella.

Gjatë vizitës, u mbajtën Ditë Këshillimi me qytetarët, gjatë të cilave ata mund të merrnin drejtpërdrejt përgjigje për pyetjet e tyre në lidhje me të drejtat e sigurimit pensional dhe invalidor gjatë zbatimit të Marrëveshjes për Sigurim Social.

Përfaqësuesit e Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Entit Kroat për Sigurim Pensional u shprehën të kënaqur me rezultatet e bisedimeve dhe Ditëve të Këshillimit, të cilat, siç u theksua, u zhvilluan në një atmosferë pune dhe miqësore. Të dy palët ranë dakord që bisedimet e ardhshme dhe Ditët e Këshillimit të mbahen në tremujorin e dytë të vitit 2025  në Shkup.