• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk

“Me ndryshimet e buxhetit të Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut për vitin 2025, do të mundësohet një funksionim më i mirë i Fondit”, tha sot drejtori Nikolla Memov para anëtarëve të Këshillit Drejtues të Fondit

Këshilli Drejtues i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë së Veriut sot mbajti seancën e katërt, të udhëhequr nga kryetarja Irena Petkovski. Fillimisht u miratua procesverbali i seancës së kaluar, dhe më pas kryetarja Petkovski i dha fjalën drejtorit të Fondit, Nikolla Memov për t’i informuar anëtarët e Këshillit për hapat që ai ka marrë pas marrjes së detyrës.

Drejtori Memov tha se janë ndërmarrë aktivitete për të tejkaluar situatën e bllokimit në zgjidhjen e lëndëve në filialin në Manastir, duke i shpërndarë ato në filialet e tjera të Fondit, ku plotësimi sipas sistematizimit të vendeve të punës është pothuajse 100 për qind nga e parashikuara. Ai gjithashtu e informoi Këshillin Drejtues për aktivitetet që ka në plan të ndërmarrë për të modernizuar sistemin dhe për të mundësuar funksionimin e tij të pandërprerë. Memov theksoi se qëllimi kryesor i drejtuesve të ri të Fondit është të ofrojë shërbime më të mira dhe të ketë shfrytëzues dhe sigurues të kënaqur.

Anëtarja e Këshillit Drejtues nga Lidhja e Shoqatave të Pensionistëve, Stanka Trajkova, tha se është e kënaqur nga paraqitja e drejtorit të ri Memov dhe nga informacionet e detajuara që ai dha mbi situatën në Fond dhe për hapat e ardhshme, të cilat do të përmirësojnë punën e Fondit, si dhe cilësinë e shërbimeve që ai ofron.

Anëtarët e Këshillit Drejtues miratuan Propozimin për ndryshimin e Kërkesës buxhetore të Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut për vitin 2025, me të cilin, siç tha drejtori Memov, do të sigurohen disa nga mjetet e nevojshme për modernizimin e sistemit informatik të Fondit, i cili është i vjetruar, ndërsa do të përmirësohet edhe situata me numrin e punonjësve në filialet ku ai është nën minimumin për funksionimin normal. Ai theksoi se janë bërë ndryshime me të cilat transferohen mjete për përmirësime thelbësore dhe funksionim normal të të gjithë sistemit, ndërsa janë eliminuar shpenzimet që nuk janë të nevojshme, siç është blerja e automjeteve, për shembull.

Këshilli Drejtues i Fondit shqyrtoi gjithashtu dhe Informacionet mbi rezultatet e realizimit të aktiviteteve në lidhje me regjistrimin e të dhënave, si dhe Informacionet mbi gjendjen e pagesës e qirasë për hapësirën e dhënë banesore në shtëpitë për jetesë të shfrytëzuesve të pensionit dhe mbi gjendjen me pagesën e qirasë në hapësirën e dhënë afariste në shtëpitë  dhe klubet për qëndrim ditor të  shfrytëzuesve të pensionit për periudhën prej 01.01 deri më 30.06.2024

Këshilli Drejtues i Fondit u njoh gjithashtu edhe me rishpërndarjen e mjeteve në konto të veçanta dalëse në Buxhetin e Fondit për vitin 2024 nr. 12-4947/1 nga data 04.10.2024, e dorëzuar në Ministrinë e Financave më datë 04.10.2024