Në “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.31 prej 10 shkurt-it të vitit 2020, është shpallur Ligji për plotësimin e Ligjit të sigurimit pensional dhe invalidor.
Ky ligj rregullon mënyrën e përcaktimit të stazhit të të siguruarit i cili ka qenë në marrëdhënie të rregullt pune dhe ka qenë i paraqitur në sigurimin e detyrueshëm social, ndërsa obliguesi për llogaritjen dhe pagesën e kontributit nuk ka paguar kontribut për sigurim pensional dhe invalidor.
Në raste të këtilla, ky ligj u mundëson të siguruarve që vetë të paguajnë kontributin për sigurim pensional dhe invalidor.
Pagesa e kontributit do t’i dedikohet periudhës për të cilën i siguruari dorëzon kërkesë për pagesën e kontributit, me kusht që ai paraprakisht të ketë qenë i paraqitur në sigurimin e detyrueshëm social.
Baza e llorgaritjes dhe pagesës së kontributit arrin 20% të pagës mesatare për vitin paraprak nga viti në të cilin është dorëzuar kërkesa për pagesën e kontributit të sigurimit pensional dhe invalidor e shpallur nga Enti shtetëror statistikor.
Pagesën e kontributit për sigurim pensional dhe invalidor mund ta kryejnë edhe anëtarët e familjes për shkak të realizimit të të drejtës për pension familjar.
E drejta e pagesës së kontributit realizohet pas kërkesës së dorëzuar në Filialin dhe Ekspoziturën kompetente të Fondit nga i siguruari apo anëtari i familjes.
Pas dorëzimit të kërkesës Fondi sjell aktvendim për pagesën e kontributit, pasi që përcakton se janë plotësuar kushtet e parapara me ligj, edhe atë:
Pagesa e kontributit realizohet pas sjelljes së aktvendimit.
Aktvendimi paraprak ligjor për blerje të stazhit e cila u miratua në vitin 2015, kishte vlefshmëri të kufizuar prej një viti, ndryshe nga ky aktvendim ligjor i cili nuk ka përfkufizime të vlefshmërisë.
Të nënvizojmë se Fondi i sigurimit pensional dhe invalidor i Maqedonisë së Veriut, mund të bëjë llogaritjen për pagesë të kontributit deri më 31.12.2008.
Ky ligj hyn në fuqi më 18 shkurt të vitit 2020, ndërsa do të fillon të zbatohet pas një muaji përkatësisht prej datës 18 mars të vitit 2020 sepse në afat prej 30 ditë Ministria e punës dhe politikës sociale duhet të definojë formën dhe përmbajtjen e kërkesës.