Drejtori i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, Nikolla Memov, sot mori pjesë në punën e Këshillit për monitorimin e zbatimit të Projektit për Administrimin e Sigurimit Social (SIAP), i cili mbajti seancën e dytë.
Në takim u prezantuan aktivitetet që janë ndërmarrë deri më tani në kuadër të Projektit të financuar nga Banka Botërore, ndërsa bartëse është Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë.
Qëllimi i projektit është përmirësimi i cilësisë së shërbimeve në administrimin e sigurimit social, duke rivendosur një Regjistër të vetëm për sigurim të detyrueshëm social (RSDS), si dhe avancimin e kuadrit ligjor që rregullon çështjet që lidhen me personat me aftësi të kufizuara dhe vendet e punës me stazh sigurimi me kohëzgjatje të shtuar, përkatësisht stazh i benificuar.
U konkludua se roli i Këshillit duhet të shqyrtohet dhe të shihet nëse ekzistenca e tij në një format të tillë është e nevojshme, në mënyrë që të rritet efikasiteti në punë, veçanërisht për shkak se në pesë vitet e fundit që nga konstituimi i Këshillit, në vitin 2019, kjo është seanca e dytë e tij. Gjithashtu u konkludua se është e nevojshme të vazhdohet me aktivitetet e Projektit dhe të intensifikohen ato në periudhën e ardhshme.