Më 28 dhjetor të vitit 2023, u.d drejtori i Fondit Arsim Hasani, së bashku me kryetarin e Këshillit Drejtues të Fondit Boro Varoshlija, zëvendësdrejtorin Shaip Zeneli dhe musafiri i ftuar deputeti Elmi Aziri, vizituan Filialin e Fondit në Kumanovë, ku kryhej rindërtimi dhe adaptimi i hapësirave afariste.
Objektet afariste rindërtohen dhe adaptohen sipas nevojave për mirëmbajtjen e tyre dhe mjetet e miratuara në Buxhetin e Fondit, në përputhje me programet e miratuara nga Këshilli Drejtues i Fondit.
Në Filialin në Kumanovë, janë kryer punë ndërtimore në hapësirat afariste dhe bodrumet punët e zdrukthtarisë, ndërrimi i inventarit të brendshëm – mobilje për zyrat, vendosja e laminatit në dyshemetë, suvatim dhe lyerje të mureve dhe tavaneve, vendosja e instalimit të ri elektrik, ndriçim dhe riparim.
”Këtë vit po e përfundojmë duke përmirësuar kushtet e punës së punonjësve në Filialin në Kumanovë, ndërsa vitin e ardhshëm vazhdojmë me aktivitete në filialet dhe ekspoziturat e tjera të Fondit. Kënaqësia e punonjësve tanë të cilët e vlerësojnë këtë angazhim dhe na inkurajojnë të vazhdojmë edhe në qytete tjera, është e rëndësishme për ne. Në periudhën e ardhshme, Fondi do të përpiqet që në mënyrë të vazhdueshme t ‘u ofrojë punonjësve kushte në vendet e tyre të punës, gjithashtu edhe në qasjen dhe cilësinë e shërbimeve të palëve ”, tha drejtori.
Në vitin e ardhshëm, parashikohen mjete për kryerjen e punëve ndërtimore dhe artizanale në objektet afariste në filialin e Ohrit dhe Shtëpinë e pensionistëve në Autokomandë.